• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA PRITI NË TAKIM DELEGACIONIN E FONDACIONIT TË DIJANETIT TË TURQISË



Shpërndaje:

REISUL ULEMA PRITI NË TAKIM DELEGACIONIN E FONDACIONIT TË DIJANETIT TË TURQISË

REISUL ULEMA PRITI NË TAKIM DELEGACIONIN E FONDACIONIT TË DIJANETIT TË TURQISË
Më 1 tetor 2026 Reisul Ulema Hfz. H. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së z. Irsal Jakupi, Shefi i Kabinetit Dr. Abdulkerim Iseni, Përgjegjësi për Botën Turke Dr. Furkan Shaban si dhe Dr. Mumin Omer, priti në një takim zyrtar në kabinetin e tij delegacionin e Fondacionit të Dijanetit të Turqisë, të kryesuar nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, z. Recep Şükrü BALKAN.
Në përbërje të delegacionit ishin edhe Drejtori i Arsimit dhe Kulturës, z. Esen Sezen KILIÇ, Përgjegjësi për Arsimin Jashtë Vendit, z. Mehmet Fatih ALTAŞ, si dhe Atasheu për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shkup, z. Mustafa Bodur.
Gjatë takimit u diskutua për çështje me interes të përbashkët, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit institucional dhe realizimit të projekteve të përbashkëta në të ardhmen.
Shpërndaje: