• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

O.H “HILAL”

O.H “HILAL”

OH ”EL HILAL”, është organizatë vullnetare, e mëvetësishme, e pavarur, joqeveritare e cila ka karakter mbipartiak dhe gjatë veprimit të saj nuk do të anojë kah programet e cilës do parti qoftë, prandaj qëllimi dhe detyrat e OH”EL HILAL” do të jetë masovizimi i anëtarësisë me çka do të kontribohet në jetën e përbashkët të shoqërisë pa marrë parasysh përkatësinë fetare, nacionale dhe bindjen politike.

OH ”EL HILAL”, punon dhe vepron duke u përmbajtur në vetitë pozitive njerzore dhe duke u udhëhequr drejt sjelljes pozitive të njeriut, dhe duke patur kujdes në sjelljen humanitare ndaj tij.

OH ”EL HILAL”, zhvillon ndjenjën dhe nevojën për solidarizim me çdo njërin pa dallim nacionaliteti, feje, animi dhe bindje politike, të cilat në të vërtetë duhet të kuptohen si dallime të cilat njerëzimi i pasuron në raport me nevojat për njohjen dhe afrimin ndërmjet vedi. OH”EL HILAL”, kontribon në zhvillimin e vetëdijes humane tek anwtarwsia, aktivistwt dhe grupet qëllimore.

 

MISIONI I OH EL HILAL

 

OH”EL HILAL”, zhvillon ndjenjën për alturizëm dhe filantropi tek popullata, veçanërisht tek afaristët që do të kontribojnë për zbutjen e varfërisë dhe për të mirat e përgjithshme materiale dhe shpirtërore të popullatës. OH”EL HILAL”, përpiqet për eleminimin e traditave dhe dukurive negative, ndërsa në këtë drejtim vepron tek popullata nëpërmjet anëtarësisë dhe aktivistëve të vet. OH ”EL HILAL”, gjatë veprimit të saj bashkëpunon edhe me asociacione të ngjajshme në vend dhe jashtë.

 

VIZIONI I OH EL HILAL

OH”EL HILAL”, nëpërmjet ndihmës materiale përpiqet për sigurimin e kushteve minimale për ekzistencën e familjeve të kategorive të ndryshme të rasteve sociale. Ndihmat u ndahen fëmijëve papërkujdesje, jetimëve, me çka do të jepen kushte për organzimin e tyre, strehimin dhe mbikqyrjen. Pastaj, nënave të vetëmbajtura, viktimave ë papunësisë, viktimave dhe veteranëve të luftës etj.