• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA SHAQIR EF. FETAI MORRI PJESË NË PRITJEN ME RASTIN E DITËS SË BASHKIMIT TË GJERMANISË 



Shpërndaje:

REISUL ULEMA SHAQIR EF. FETAI MORRI PJESË NË PRITJEN ME RASTIN E DITËS SË BASHKIMIT TË GJERMANISË 

REISUL ULEMA SHAQIR EF. FETAI MORRI PJESË NË PRITJEN ME RASTIN E DITËS SË BASHKIMIT TË GJERMANISË 
Më 06 tetor 2026, me rastin e përvjetorit të Bashkimit të Gjermanisë, Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, Shkëlqesia e Saj znj. Petra Drexler.
Pritja u organizua në ambientet e Vilës Ina, në Nerez të Shkupit, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve shtetërore, trupit diplomatik, komuniteteve fetare, si dhe figura të rëndësishme të jetës politike dhe shoqërore të vendit.
Gjatë këtij aktiviteti, Reisul Ulemaja u shoqërua nga Drejtori i Shërbimit për Informim dhe përgjegjës për kontakt me ambasadat e vendeve perëndimore ne BFI, Z. Agron Vojnika. Aty pati mundësinë të zhvillojë takime dhe biseda me personalitete të ndryshme të jetës publike, duke shkëmbyer mendime mbi zhvillimet aktuale, rëndësinë e dialogut institucional dhe shoqëror, si dhe rolin e bashkëpunimit në ndërtimin e një shoqërie demokratike, stabile dhe evropiane.
Në fjalën e saj, Ambasadorja Petra Drexler vuri në pah rëndësinë historike të Bashkimit të Gjermanisë dhe rrugën e gjatë që ka kaluar vendi drejt kapërcimit të ndarjeve dhe ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët.
Një nga mesazhet e rëndësishme të ceremonisë ishte edhe rëndësia e marrjes së vendimeve të vështira në momente përcaktuese të historisë. Përvoja gjermane dëshmon se përparimi shpesh kërkon guxim politik, vizion dhe gatishmëri për të marrë vendime që nuk janë gjithmonë të lehta, por që mund të jenë vendimtare për të ardhmen e një shoqërie.
Bashkimi i Gjermanisë mbetet një shembull se si ndarjet historike mund të kapërcehen përmes dialogut, vullnetit politik, bashkëpunimit dhe besimit në një të ardhme të përbashkët.
Në këtë kontekst, pjesëmarrja e Reisul Ulemas H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në këtë ngjarje përfaqëson edhe rëndësinë që Bashkësia Fetare Islame i kushton marrëdhënieve të mira me përfaqësitë diplomatike, institucioneve të Republikës Federale të Gjermanisë dhe bashkëpunimit në frymën e dialogut, tolerancës, respektit të ndërsjellë dhe vlerave demokratike.
Prania e përfaqësuesve të ndryshëm të jetës publike në këtë pritje ishte një mundësi e rëndësishme për forcimin e komunikimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, duke dëshmuar se dialogu ndërinstitucional dhe shoqëror mbetet një nga shtyllat e rëndësishme të një shoqërie të qëndrueshme dhe të orientuar drejt së ardhmes.
Shpërndaje: