REISUL ULEMA MORI PJESË NË SHËNIMIN E DITËS NACIONALE TË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE, ORGANIZUAR NGA AMBASADA E SAJ NË TIRANË
REISUL ULEMA MORI PJESË NË SHËNIMIN E DITËS NACIONALE TË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE, ORGANIZUAR NGA AMBASADA E SAJ NË TIRANË
Më 22 shtator 2026, Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, H. Irsal ef. Jakupi, dhe H. Ismet ef. Ademi, drejtor për marrëdhënie me botën arabe dhe islame, mori pjesë në ceremoninë solemne me rastin e shënimit të Ditës Nacionale të Mbretërisë së Arabisë Saudite, të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë.
Në këtë manifestim solemn, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai përcolli urimet më të përzemërta me rastin e Ditës Nacionale të Mbretërisë së Arabisë Saudite, duke i uruar popullit vëlla saudit paqe, mirëqenie, përparim dhe begati të vazhdueshme.
Me këtë rast, Reisul Ulema i përcolli urimet dhe përgëzimet e tij edhe Shkëlqesisë së Tij, Ambasadorit të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Shqipërisë, z. Turki Ibrahim Al-Madi, duke shprehur mirënjohjen për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve fetare dhe të dy vendeve.
Shkëlqesia e Tij, Ambasadori Turki Ibrahim Al-Madi, shprehu falënderimet e tij për pjesëmarrjen dhe urimet e Reisul Ulemasë.
Në këtë ceremoni morën pjesë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Bajram Begaj, përfaqësues të institucioneve shtetërore, trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të komuniteteve fetare, si dhe shumë mysafirë të tjerë të nderuar.
Pjesëmarrja e Reisul Ulemasë në këtë ngjarje solemne dëshmon edhe një herë marrëdhëniet e mira, miqësore dhe vëllazërore ndërmjet Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





