REISUL ULEMA MERR PJESË NË KONFERENCËN BOTËRORE TË HAXHIT NË XHEDDA TË ARABISË SAUDITE
REISUL ULEMA MERR PJESË NË KONFERENCËN BOTËRORE TË HAXHIT NË XHEDDA TË ARABISË SAUDITE
Nga o6.12.2026 Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, qëndron në Xheda të Mbretërisë së Arabisë Saudite, ku, me ftesë të Ministrit të Haxhit dhe Umres, Shkëlqesisë së Tij, Dr. Tawfiq bin Fawzan Al-Rabiah, mer pjesë në Konferencën Botërore kushtuar organizimit dhe zhvillimit të Haxhit dhe Umres.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare, më 7 nëntor, Reisul Ulema mori pjesë edhe në darkën solemne të shtruar nga Ministri i Haxhit dhe Umres, në të cilën ishin të pranishme delegacionet e shumta nga vende të ndryshme të botës.
Kjo konferencë përbën një platformë të rëndësishme ndërkombëtare për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe praktikave më të mira në organizimin e Haxhit dhe Umres, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave përgjegjëse për shërbimin ndaj mysafirëve të Shtëpisë së Shenjtë.
Në këtë konferencë, Reisul Ulema shoqërohet nga Irsal ef. Jakupi, Sekretar i Përgjithshëm i BFI-së, dhe Dr. Abdulkerim ef. Iseni, Shef i Kabinetit të Reisul Ulemasë.
Vizita dhe pjesëmarrja në këtë konferencë paraqesin një mundësi të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve institucionale dhe bashkëpunimit me autoritetet kompetente të Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Më 08.11.2026 sipas programit të ministrisë do të filloj me punë Konferenca mbi Haxhin dhe Umren e udhëhequr nga vet Ministri Shkëlqesis se tij Tawfik Bin Fawzan Al Rabiah.
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





