• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

Sektori Juridiko – Administrativ

Sektori Juridiko - Administrativ

Rijaseti i BFI-së përbëhet prej Reis ul Ulemasë, Sekretarit të Përgjithshëm të BFI-së, muftinjve, drejtorëve dhe dekanëve të institucioneve arsimore, kryetarëve të shoqatave të Bashkësisë Fetare Islame dhe dy anëtarëve të caktuar nga ana e Reis ul Ulemasë me përvojë në organizimin e jetës fetare në radhët e BFI-së.

Mr. Fati Azizi

Fati Azizi është i lindur në vitin 1973 në fshatin Nikushtak. 

Shkollën fillore 1980-1988 e kreu në Haraçinë. Shkollën e mesme e vijoi në SHMTI “Medreseja Isa Beu” në Kondovë të Shkupit 1988-1992. Studimet deridiplomike i vazhdoi në Universitetin “El-Ez-her” në Kairo të Republikës Arabe të Egjiptit, në Fakultetin e Sheriatit ku diplomoi në vitin 2000. Studimet pasdiplomike në degën Sociologji-menaxhim i ndryshimeve shoqërore (Sociologjia e religjionit) i mbaroi në Insitutin për kërkime sociologjike dhe politike juridike (IKSPJ) pranë Universitetit “Kirili dhe Metodi” ku mbrojti temën “Dallimet religjioze si faktor i (dez)integrimit shoqëror në modelin e multikulturalizmit në Republikën e Maqedonisë”.

Ka ndjekur një sërë trajnimesh nga sfera e punës administrative, menaxhimit me projekte, burimeve njerëzore, përkthimit, seminare, konferenca dhe takime shkencore.

Njeh dhe përdor aplikacionet kompjuterike për punë administrative.

Përskaj gjuhës shqipe dhe maqedone rrjedhshëm flet arabisht, komunikon në gjuhën angleze, gjuhët e popujve të ish Jugosllavisë dhe shërbehet edhe me gjuhën turke.

Është përkthyes i autorizuar nga gjuha maqedone në atë shqipe dhe arabe dhe anasjelltas, redaktor i librit “Xhamia, simbol i Shkupit (Xhami të rrënuara që nuk ekzistojnë sot)” të autorit dr. Qenan ef. Ismaili, anëtar i redaksisë së Revistës fetare, kulturore dhe argëtuese për fëmijë “Hënëza” që e boton Myftinia e BFI-Shkup, Redaktor i Revistës “Hëna e re”.

Nga viti 2009 deri më 2022 ka ushtruar detyrën e administratorit në Komisionin për marëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze (KMBFGR). Si pjesë e këtij institucioni në bashkëpunim me Ministrinë e kulturës dhe Ministrinë e punëve të jashtme ka marrë pjesë në përgatitjen dhe realizimin e Konferencës së dytë botërore për dialog ndërfetar dhe ndërkulturor në vitin 2010 dhe të Konferencës së tretë botërore për dialog ndërfetar dhe ndërkulturor në vitin 2013.

Gjatë viteve 2022 dhe 2023 kreu detyrën e referentit në Myftininë e BFI–Shkup. Nga qershori i vitit 2023 u transferua në Departamentin administrativ juridik në Bashkësinë Fetare Islame. Aktualisht, përgjegjës i këtij departamenti.