Raporti i Kurbanëve Vullnetarë të Haxhilerëve në Mekë
Raporti i Kurbanëve Vullnetarë të Haxhilerëve në Mekë
Përveç kurbanit të obliguar, i cili është i përfshirë në paketën e Haxhit, një numër i konsiderueshëm i haxhilerëve të Bashkësisë Fetare Islame kanë shprehur përkushtimin dhe devotshmërinë e tyre duke therur edhe kurbanë vullnetarë në qytetin e shenjtë të Mekës.
Ky veprim fisnik përfaqëson një akt adhurimi, falënderimi ndaj Allahut të Madhëruar dhe solidariteti me nevojtarët, duke reflektuar vlerat e sakrificës dhe bamirësisë që përçon Haxhi.
Kryesia Qendrore e Haxhit shpreh mirënjohje për të gjithë haxhilerët që kanë kontribuar në këtë vepër të mirë, duke dëshmuar edhe njëherë frymën e tyre të lartë fetare dhe humanitare.
Allahu ua pranoftë të gjithë haxhilerëve, qoftë shpërblimi i tyre xhenneti Firdeus.
Më poshtë gjeni raportin e kurbanëve vullnetarë të therur në Mekë, të paraqitur sipas muftinive përkatëse.
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





