• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

Sektori për marrëdhënie me diasporën

Sektori për marrëdhënie me diasporën

Sektori për diasporë pranë BFI të RMV është themeluar në vitin 2016. Krijimi i këtij sektori ka për synim të përfaqësojë e nxisë politikat e bashkëpunimit dhe të ndërveprimit me të gjithë myslimanët nga Maqedonia e Veriut, që jetojnë, veprojnë apo përkohësisht punojnë në Evropë, Amerikë, Australi etj.

Mafiz Rustemi - Drejtori i sektorit për marrëdhënie me diasporën 

Data dhe vendi i lindjes: 15.01.1985 në fshatin Trebosh të Tetovës

Gjendja civile: i martuar.

Shkollimi: Shkollën fillore e kreu në vendlindje.
Shkollën e mesme e kreu në Medresenë “Isa Beu”, Shkup (1999-2003).
Ka kryer institutin “ Nil” të gjuhës arabe në Kajro të Egjiptit. (2003-2004)
Fakultetin e Shkencave Islame e ka filluar në Kajro, në Universitetin e “Az-harit”, fakulteti Usulu ed Din” deri në vitin e dytë, (2004-2006) dhe për shkaqe ekonomike detyrohet të kthehet, ndërsa dy vitet e fundit i ka përfunduar në Prishtinë, në Fakultetin e Studimeve Islame, (2007-2009).
Është duke magjistruar në Fakultetin e Shkencave Islame në Prishtinë, programi: “Studimi i Islamit në kontekstin Europian”.

Përvoja e punës:

Fillimisht ka punuar si imam i përkohshëm, në qytetin Biel/Bienne të Zvicrës.
Katër vite ka qenë imam në xhaminë e Dardanisë në qytetin e Tetovës (2013-2017).
Pesë vite ka shërbyer si imam në “Qendrën Islame Shqiptaro-Amerikane” (2017-2019, 2021-2024) në Kenosha, Wisconsin, Amerikë.
Ka marrë pjesë në shumë, tribuna, seminare dhe panele të ndryshme, si në vend ashtu edhe jashtë vendit.
Krahas gjuhës shqipe, është njohës i gjuhës Arabe, Angleze, Maqedonase, shërbehet edhe me gjuhët Gjermane dhe
Serbo-Kroatishte.

Sektori për diasporë

Sektori për diasporë pranë BFI të RMV është themeluar në vitin 2016. Krijimi i këtij sektori ka për synim të përfaqësojë e nxisë politikat e bashkëpunimit dhe të ndërveprimit me të gjithë myslimanët nga Maqedonia e Veriut, që jetojnë, veprojnë apo përkohësisht punojnë në Evropë, Amerikë, Australi etj. Ky sektorë synon të koordinoj veprimtarinë e vet duke nxitur e fuqizuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me besimtarët mysliman jashtë kufijve të Maqedonisë dhe shtetet ku ata banojnë.

Sektori për Diasporë e ushtron veprimtarinë e tij në këto fusha përgjegjësie: Organizimin, hartimin dhe zbatimin e programeve të BFI-së për besimtarët mysliman jashtë kufijve shtetërorë gjegjësisht në shtetet ku ata banojnë, në bashkëpunim me organet e tjera të BFI-së.

Sektori për diasporë pranë BFI-së, bën nxitjen dhe afron ndihmën për zhvillimin e komunikimit e të ndërveprimit të qendrave islame (xhamive) dhe organizatave të ndryshme islame që veprojnë në diasporë me institucionet edukativo arsimore (Medresetë, FSHI) në vendin tonë Maqedoninë e Veriut.
Përfaqëson kryetarin e BFI-së të RMV-së Reisul Ulemanë dhe institucionet tjera të BFI pranë Institucioneve fetare islame në diasporë dhe institucioneve shtetërore në vendet ku veprojnë dhe punojnë bashkëqytetarët tonë.

Koordinon me programet e ndryshme të institucioneve të BFI-së që zhvillohen në qendrat islame në Diasporë.

Ndihmon në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit fetar, kombëtar si dhe ndërmarrjen e iniciativave të promovimit të gjuhës, kulturës, traditave dhe çdo vlere fetare e kombëtare, në bashkëpunim me organizatat e myslimanëve shqiptarë që veprojnë në diasporë.

Mbron interesat e BFI-së brenda fushave të përgjegjësisë, përballë institucioneve apo organizatave të vendeve ku veprojnë qytetarët mysliman të Maqedonisë së veriut në diasporë.

Kontaktoni Sektorin për diasporë

Mafiz Rustemi - Drejtori i sektorit për diasporë 

Email: mafiz.rustemi@bfi.mk