• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA I BFI-së SË RMV-së MORI PJESË NË SHËNIMIN E 103-VJETORIT TË THEMELIMIT TË REPUBLIKËS SË TURQISË



Shpërndaje:

REISUL ULEMA I BFI-së SË RMV-së MORI PJESË NË SHËNIMIN E 103-VJETORIT TË THEMELIMIT TË REPUBLIKËS SË TURQISË

REISUL ULEMA I BFI-së SË RMV-së MORI PJESË NË SHËNIMIN E 103-VJETORIT TË THEMELIMIT TË REPUBLIKËS SË TURQISË
Me ftesë të ambasadorit të ri të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesisë së Tij, z. Alper Aktaş, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mori pjesë në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e shënimit të 103-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai ishte i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i BFI-së, z. Irsal ef. Jakupi, si dhe nga myftinjtë Dr. Qenan Ismaili, Sabahudin ef. Zendeli dhe Nasir ef. Rexhepi, drejtori për Çështje Fetare, Mr. Fejzullah ef. Sadiki, dhe Dr. Furkan Shaban.
Pjesëmarrja në këtë ceremoni solemne përbën një dëshmi të marrëdhënieve të mira dhe të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së dhe Republikës së Turqisë, si dhe të lidhjeve të forta historike, kulturore dhe shpirtërore ndërmjet dy popujve.
Me këtë rast, BFI-ja i përcjell Republikës së Turqisë dhe popullit turk urimet më të përzemërta për Ditën e Republikës, duke u dëshiruar paqe, mirëqenie, përparim dhe suksese të vazhdueshme.
Shpërndaje: