• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SHËNIMIN E DITËS SHTETËRORE TË REPUBLIKËS SË KROACISË



Shpërndaje:

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SHËNIMIN E DITËS SHTETËRORE TË REPUBLIKËS SË KROACISË

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SHËNIMIN E DITËS SHTETËRORE TË REPUBLIKËS SË KROACISË
Më 28.05.2026 (e enjte), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga drejtori i Sektorit Fetaro-Arsimor, Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki, si dhe përgjegjësi i Bibliotekës së Medresesë “Isa Beu”, prof. Blendi Imeri, morën pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Shtetërore të Republikës së Kroacisë.
Delegacioni u mirëprit nga ambasadorja e Republikës së Kroacisë, znj. Nives Tiganj, e cila falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm institucional.
Në këtë ngjarje solemne mori pjesë edhe Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Gordana Siljanovska Davkova, së bashku me personalitete të jetës politike, diplomatike, fetare dhe kulturore.
Pjesëmarrja në aktivitete të tilla dëshmon përkushtimin e Bashkësisë Fetare Islame në kultivimin e marrëdhënieve të mira ndërinstitucionale, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve dhe shteteve mike.
Shpërndaje: