• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

Sektori për shkencë dhe kulturë islame

Sektori për Shkencë dhe Kulturë Islame

Sektori për Shkencë dhe Kulturë islame pranë BFI të RMV është njëri nga sektorët që ka Bashkësia Islame i cili ushtron veprimtarinë e tij në jetën kulturore dhe shkencore në mbarë vendin dhe më gjerë.

Musanif Rufati - Drejtor i sektorit për Shkencë dhe Kulturë Islame

Musanif Rufati u lind më 07.09 1988 në fshatin Brodec të Tetovës. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje ndërsa fakultetin Teologjik e kreu në Universitetin Uludag në Bursa të Turqisë. Pas përfundimit të fakultetit përfundoi edhe akademinë për specializim në Shkencat Islame në Kayseri të Turqisë e cila drejtohet nga Diyaneti i Turqisë. Shërbeu si imam dhe vaiz në disa xhami në Maqedoninë e Veriut si dhe në diasporë.
Është njohës i mirë i gjuhës turke, arabe, angleze dhe maqedone. Gjithashtu zotëron edhe aftësi të mira në menaxhimin e web faqeve dhe portaleve elektronike. Krahas gjuhës shqipe është njohës i mirë i gjuhëve turke, arabe, angleze dhe maqedonase.

Që nga Shkurti i vitit 2021 udhëheq me sektorin për Shkencë dhe Kulturë pranë Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame në  Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sektori për Shkencë dhe Kulturë Islame

 

Sektori për Shkencë dhe Kulturë islame pranë BFI të RMV është njëri nga sektorët që ka Bashkësia Islame i cili ushtron veprimtarinë e tij në jetën kulturore dhe shkencore në mbarë vendin dhe më gjerë.
Detyrat e këtij sektori janë si vijon:
– Merret me organizimin e jetës fetare, kulturore dhe shkencore.
– Merret me organizimin e emisioneve fetare në të gjitha mediat e vendit.
– Ndjek dhe analizon problematikat e sektorit, viziton dhe kontrollon bibliotekat dhe institucionet tjera kulturore.
– Në kordinim me muftinitë organizon tribuna, tryeza të rumbullakta, seminare kulturore si dhe sempoziume me tematikë shkencore, fetare dhe kulturore.
– Udhëheq dhe kordinon punën me entin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore si dhe objektet e Bashkësisë Fetare Islame në RMV.
– Bashkëpunon me muftinitë për çështjet kulturore dhe shkencore në vend.
– Kujdeset për regjistrimin dhe rikonstruimin e objekteve kulturore dhe fetare të cilat janë në pronësi të BFI’së.
– Prezanton të dhënat e monumenteve kulturore para organeve të BFI’së.
– Si dhe kryen edhe detyra tjera të cilat i jepen nga Kryetari i Bashkësisë Islame në RMV.

Aktualitete & Aktivitete të sektorit

 

Kontaktoni Sektorin për Shkencë dhe Kulturë Islame

 

Musanif Rufati - Drejtor i Sektorit për Shkencë dhe Kulturë Islame

Email: musanif.rufati@bfi.mk