• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

Sektori për çështje informative dhe botime

Sektori për çështje informative dhe botime

Rijaseti i BFI-së përbëhet prej Reis ul Ulemasë, Sekretarit të Përgjithshëm të BFI-së, muftinjve, drejtorëve dhe dekanëve të institucioneve arsimore, kryetarëve të shoqatave të Bashkësisë Fetare Islame dhe dy anëtarëve të caktuar nga ana e Reis ul Ulemasë me përvojë në organizimin e jetës fetare në radhët e BFI-së.
Fidush Ibraimi Lindi më 28.09.1976 në fshatin Matkë të Shkupit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Në vitin 1990 u regjistrua në Medresenë Isa Beu në Shkup dhe me sukses e kreu në vitin 1994. Në vitin 1996 u regjistrua në Fakultetin e thirrjes islame në Tripoli të Libisë. Për dy vite kreu institutin e gjuhës dhe letërsisë arabe. Më pas nga viti 1998-2000 përfundoi dy vitet e Fakultetit të thirrjes islame, pas çka u tranferua në Fakultetin e studimeve islame në Prishtinë për të përfunduar studimet. Në periudhën pas vitit 2000 pas kthimit në vendlindje, kryen kursin e Gazetarisë dhe për një kohë shërben në IWPR (Institute for war and peace reporting)- Institutin e raportimeve në luftë dhe paqe. Gjatë kësaj periudhe ka bërë edhe disa përkthime të artikujve dhe kronikave të ndryshme. Nga 1 mars 2010 punësohet në Televizionin Kombëtarë, Alsat-M, ku deri në vitin 2023 ka bërë punën e përkthyesit. Është njohës i gjuhës arabe, maqedonase dhe serbokroate. Që nga Qershori i vitit 2023 udhëheq me sektorin për çështje informative dhe botime pranë Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sektori i informacionit dhe botimeve
Sektori i informacionit dhe botimeve është pjesë e drejtorive të Rijasetit të BFI-së që kryesisht merret
me ndjekjen dhe prezantimin e të gjitha aktiviteteve të Reisul Ulemasë, organeve të BFI-së, myftinive,
drejtorive, medresetë, fakulteti.
Kujdeset për pasurimin e faqes së BFI-së në rrjetin social Facebook dhe bën publikimin e shkrimeve rreth
aktiviteteve të Reisul Ulemasë dhe BFI-së.
Në kuadër të përgjegjësive të kësaj drejtorie janë edhe të gjitha botimet e librave, materialeve
promovuese, takvimi, broshura, fletushka dhe gjithçka ku Bashkësia Fetare Islame dhe Reisul Ulema
paraqiten si botues.
Nën përgjegjësinë e kësaj drejtorie gjithashtu është edhe botimi i revistës mujore islame “Hëna e Re”.
Anëtarët e redaksisë dhe punonjësit në këtë drejtori bëjnë grumbullimin e teksteve të shkruara nga
bashkëpunëtorët e revistës, redaktimin e tyre gjuhësor dhe teknik dhe kujdesen për daljen e rregullt të
revistës në fillim të çdo muaji.

Drejtor i sektorit: Fidush Ibraimi

Aktualitete & Aktivitete të sektorit

 

Kontaktoni Sektorin për çështje informative dhe botime

Fidush Ibraimi - Drejtor i sektorit për çështje informative dhe botime

Email: fidush.ibraimi@bfi.mk