Muftinia e BFI-së në Kumanovë përmes këtij reagimi ashpër e gjykon sjelljen e tifozëve maqedonas të cilët pas fitores së reprezentacionit të Maqedonisë ndaj Lituanisë në çerekfinalen e kampionatit evropian të basketbollit më 14.09.2011 të cilët tentuan që ta sulmojnë Tatar Sinan Pasha Xhaminë në Kumanovë duke dashur që të hynë në oborrin e xhamisë me qëllim të provokimit e cila do të kishte pasoja të padëshiruar në baza fetare dhe nacionale.
Dëshmitarët e ngjarjes tregojnë se një grup të rinj tifozë të komunitetit maqedonas pas euforisë së fitores së kombëtares maqedonase kanë vënduar një flamur të madhë të maqedonisë në derën e hyrjes kryesore të Xhamisë, por menjëherë reaguan një grup shqitarë të rinj dhe e hoqën flamurin. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, edhe pse ka patur policë të uniformuar, ata aspak nuk kanë reaguar.
Muftinia e BFI-së në Kumanovë ashpër i gjykon edhe ofendimet e tifozëve maqedonas në baza fetare dhe nacionale dhe llogarisim se fitorja dhe suksesi i reprezentacionit nuk është vetëm fitore e bashkësisë etnike maqedonase, por e të gjithë qytetarëve të R.së Maqedonisë.
Shpresojmë që ngjarjet e tilla të pakëndshme që lënë gjurmë të zeza mbi sukseset tona nuk do të ndodhin në të ardhmen.
Me respekt!
Muftinia e BFI-së në RM
Muftiu
Abedin ef. Imeri
Comments are closed.