• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

FJALA PËRSHËNDETËSE E REISUL ULEMASË H.HFZ.SHAQIR EF.vFETAIT NË KONFERENCËN MBI PERSONALITETIN E ISH MYFTIUT TË KOSOVËS MERHUMIT PROF DR. REXHEP BOJA ORGANIZUAR NGA BIK-U



Shpërndaje:

FJALA PËRSHËNDETËSE E REISUL ULEMASË H.HFZ.SHAQIR EF.vFETAIT NË KONFERENCËN MBI PERSONALITETIN E ISH MYFTIUT TË KOSOVËS MERHUMIT PROF DR. REXHEP BOJA ORGANIZUAR NGA BIK-U

FJALA PËRSHËNDETËSE E REISUL ULEMASË H.HFZ.SHAQIR EF.vFETAIT NË KONFERENCËN MBI PERSONALITETIN E ISH MYFTIUT TË KOSOVËS MERHUMIT PROF DR. REXHEP BOJA ORGANIZUAR NGA BIK-U
مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ رِجَالٞ صَدَقُواْ مَا عَٰهَدُواْ ٱللَّهَ عَلَيۡهِۖ فَمِنۡهُم
مَّن قَضَىٰ نَحۡبَهُۥ وَمِنۡهُم مَّن يَنتَظِرُۖ وَمَا بَدَّلُواْ تَبۡدِيلٗا
Në emër të Allahut Mëshiruesit, Mëshirplotit.
“Midis besimtarëve ka të atillë që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. Disa prej tyre kanë vdekur, kurse të tjerët presin pa ndryshuar asgjë nga besnikëria e tyre.”
(Sure Ahzab, 23)
I nderuar Myfti i Kosovës Z. Naim ef. Tërnava
Të nderuara zonja dhe zotrinjë
Të nderuar të pranishëm
Sot është një ditë e madhe sepse jemi tubuar nga të gjitha anët të përkujtojmë personalitetin e madhë të kombit, imamin, profesorin, dekanin, Myftiun, diplomatin dhe shkenctarin Prof Dr Rexhep Boja.
Ta përkujtojsh këtë personalitet me një konferencë kaq të madhe don të thotë t’i qasemi nga të gjitha aspektet në ate moral, shkencor, menaxhues, patriotik, kombëtar dhe diplomatik, e gjith kjo me qēllim që ta sjellim në kohën tonë për të qenë inspirim i gjallë për rrugëtimin tonë drejt ardhmërisë së ndritshme të kombit dhe besimit.
Prof Dr. Rexhep Boja në jetën e tij vendosi shtyllat kryesori të një idealisti të madhë dhe të suksesshëm edhe ate me sa vIjon:
1. Populli është inspirim i gjithçkajes dhe duhet të jemi në mesin e tij, m’u për ate vendosi të jetë me te në detyrën e shenjtë të imamit, pēr të treguar në praktikë se idealistët e mëdhenjë idealin më të lartë duhet ta kenë shërbim ndaj popullit që i takon;
2. Arsimimi është proçes i shenjtë dhe i patjetërsueshëm dhe me vetëdije të lartë vendosi veten e tij mësimdhënës në Medresenë dhe Fakultetin e studimeve islame për të edukuar gjeneratat e reja sepse e dinte mirë parimin islam “se nuk ka ardhmëri të shëndoshë pa gjeneratë të shëndosha”.
3. Si idhëheqës në postin e Myfriut, respektivisht Kryetarit Bashkësisë Islame të Kosovës në kohën më të vështire të Kosovës dhe popullit të saj ishte një sprovë e rëndë, por mbeti rast ku Dr. Prof Boja dëshmoi dhe realizoi iden e paluhatshme për shporjen okupatorot gjakpirës nga trojet shekullore shqiptare kosovare dhe me idealin më të lart islam vendosi gjithçka që kishte në shërbim të lirisë së Kosovës dhe me këtë u bë simbol i rezistencës për liri e pavarësi.
4. Kur njeriu për ideal jep gjithçka nga vetja dhe mobilizon të gjitha potencialet intelektuale shpirtërore dhe fizike i madhi Zot i jep dhuatë në jetë. I dhuroi zërin e lartë dhe të fuqishëm në mbrojtjen dhe afirmimin e luftës për liri e më vonë edhe të pavarësisë së Kosovēs, në postin diplomatik ambasdor i Kosovës në Mbretêrinë e arabisë saudite që me autoritetin e tij mbulonte botën islame duke luftuar me argumentet e tij të fuqishme në shpjegimin e të vërtetës së kombit shqiptar dhe atdheut të tij.
5. Ishte vizionar i madhë. Mendonte për ardhmërinë e Bashkësisë islame të Kosovës duke e ditur se ajo është shtylla kryesore e Kombit që i jep shpirtë, moral, dhe dinjitet i vetëdishëm se Kosovën e pret një ardhmëri e begatshme, por edhe shumë e rëndë. Andaj, nuk ishte e rasstit që në krye të BIK- ut u zhgjodh bashkpuntori dhe këshilltari i tij Myfriu Z. Naim ef Tërnava, i cili ndërtoi një bashkësi që mishëroi fetaren me kombëtaren m’u ashtu siç kërkon Islami si dhe platforma e rilindasëve tanë shqiptarë në krye me Vehbi Dibrën e madhe. Myftiu Naim ef. Tërnava mbrenda dy dekadave me bashkpuntorët e tij ndërtoi një bashkësi me karakteristika të unitetit, maturisë, shkencës, moralit, dinjitetit, urtësisë, paluhatshmërisë, guximit dhe gjatë kësaj kohe Bashkēsia Islame e Kosovë mbeti një mburojë e fuqishme e besimit dhe kombit duke qenë i hapur me tē gjitha bashkësitë nē Ballkan, Europë dhe institucionet dhe vendet anembanë botës ku përçon zërin mbi Kosovën dhe pavarësinë e saj.
6. Prof Dr. Rexhep Boja kishte vetëdije të lartë për uniterin e gjith trojeve shqiptare dhe pa masë kultivonte bashkpunimin me bashkësitë fetare me qëllim të një veprimi unik pa marrë parasyshë kufijtë, në veçanti me Bashkësinë ferare islame të RMV dhe bashk me ish Reisul Ulematë . H. Sulejman ef Rexhepin, H. Arif ef. Eminin, Prof Bahri ef. Aliun lan gjurma të pashlyeshme në ngritjen e idesë për unitet të bashkësive islame të trojeve shiptare për një të ardhme më të fuqishme të ideve, dijes, prezentimit, paqës, dhe bashkpunimit të përgjithshëm me të gjithë.
I nderuari Myfti Bashkësisë islame të Kosovës Z. Naim ef. Tërnava edhe kësaj radhe dëshmuat strategjinënë e drejtimit të shkëlqyeshëm me Konferenca të kētilla dhe jepni porosinë e prezentimit të Islamit në kohën bashkëkohore në tē gjitha sferat, në veçanti në ate shkencore.
Zoti e bekoftë këtë Konferencë. Pjesmarrësit ne te si dhe Zoti ju bekoftë Ju dhe bashkpintorët e Juaj.
Ves selamu alejkum.
Shpërndaje: