• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI NË KABINETIN E TIJ ZV. AMBASADORIN E SHBA- ve NË SHKUP E.T. DAVID MYERS



Shpërndaje:

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI NË KABINETIN E TIJ ZV. AMBASADORIN E SHBA- ve NË SHKUP E.T. DAVID MYERS

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI NË KABINETIN E TIJ ZV. AMBASADORIN E SHBA- ve NË SHKUP E.T. DAVID MYERS
Më 21 Gusht (e mërkurë), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Sekretri Gjeneral H. Irsal ef. Jakupi, drejtori i sektorit fetaro – arsimor, Mr. Fejzulla Sadiki, priti në kabinetin e tij zv. Ambasadorin e SHBA – ve në Shkup, njëherit shef i zyrës politike dhe ekonomike, z. David Myers, i shoqëruar nga z. Adrian Ismaili
Vizita e zv. Ambasadorit Amerikan, z. David Myers, në kabinetin e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, përfaqëson një moment të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve midis Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë këtij takimi, të dy palët diskutuan mbi rëndësinë e dialogut ndërfetar, promovimin e tolerancës dhe bashkëjetesës midis komuniteteve të ndryshme në vend.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai nga ana e tij, theksoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare dhënë Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, në përpjekjet për të promovuar vlerat e paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit në vend dhe në rajon.
Ky takim pasqyron gjithashtu angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të qenë një partner i besueshëm dhe mbështetës i institucionit më të lartë fetar Islam në vend, duke inkurajuar një dialog të hapur dhe konstruktiv për çështje të rëndësishme si paqja, harmonia, stabiliteti dhe prosperiteti.
Shpërndaje: