REISUL ULEMA TUBOI UNIONET E QENDRAVE ISLAMIKE TË DIASPORËS
REISUL ULEMA TUBOI UNIONET E QENDRAVE ISLAMIKE TË DIASPORËS
Më 2 gusht (e xhuma) në ambientet e SHMI Medreseja “Isa Beu” – Shkup, u shënua takimi tradicional i organizuar nga Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së në nderë të Qendrave Islame Shqiptare në Diasporë.
Në këtë takim në të cilin morrën pjesë kryetarët e Unioneve të Qendrave Islame të Diasporës, imamët dhe kryesitë e Xhamive, muftinjtë e muftinive të BFI – së, drejtorët e sektoreve të Rijasetit si dhe profesorët e Medresesë, të pranishmive me fjalë rasti iu drejtua Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili theksoi se:
Qëllimi ynë ishte që një kohë të kësaj dite t’ia kushtojmë njëri tjetrit, në veçanti takimit me Imamët dhe kryetarët e qendrave Islame në europë dhe botë.
E gjitha kjo, për arsye se ju jeni ata të cilët ia kushtoni jetën organizimit të jetës fetare në vendet ku jetoni dhe veproni. Jo vetëm kaq, por ju vazhdoni të kontribuoni, të sakrifikoni nga vendet ku jeni për ti dhënë vazhdimësi traditës dhe kulturës fetare edhe këtu në vendin tonë.
Përpjekja e juaj më e madhe është në sferën e kultivimit, ruajtjes dhe zhvillimit të vlerave të larta morale fetare dhe kombëtare në vendet në të cilat jetoni.
Puna juaj, angazhimi juaj dhe përpjekja e juaj ka bërë që ju tanimë të mos jeni qiraxhi në vendet ku jeni, por, përkundrazi të ndërtoni themele të cilat do ta mësojnë, zhvillojnë dhe implementojnë vlerën fetare të trasuar brez pas brezi. Ju nuk jeni zmbrapsur asnjëherë nga vlerat e arta të Islamit, duke qenë se vazhdimisht keni qenë të orientuar në bazë të ajetit Kur’anor: “O besimtarë! Ruajuni! Kur të gjendeni në rrugën e vërtetë, nuk do t’ju dëmtojë ai që është i humbur. Te Perëndia të gjithë do të ktheheni, e do t’ju lajmërojë për atë që keni punuar”. (Maide, 105)!
Ju keni vërtetuar praktikisht se besimi dhe vlerat e Islamit mund të implementohen kudo që njeriu të gjej vend për të jetuar në sipërfaqen e tokës, duke mos i lënë vend aspak pesimizmit e defitizmit.
Ju keni sakrifikuar me gjitha potencialet që i gëzoni, qofshin ato morale apo materijale.
I dyti segment që ju e gëzoni është se ju jeni bartës të proceseve fetaro – kombëtare edhe në vendlindjet e juaja në Maqedoni, Kosovë, Preshevë e Shqipëri.
Ju vazhdoni të mbështesni proceset e zhvillimit të jetës fetre në Maqedoni.
Ne e ndjejmë për obligim t’ju falenderojmë për mundin, angazhimin dhe sakrificën tuaj.
Ju keni filluar t’u konkuroni edhe vendasve të vendeve ku jetoni duke shfaqur aftësitë e juaja intelektuale, duke i dëshmiar botës dhe europës se Islami nuk është kompleks, por përkundrazi është vlerë e madhe e cila e mëson njeriun drejt synimeve të larta hyjnore.
Ju jeni ata të cilët e keni marrur stafetën e Islamit nga duart e sahabëve të Pejgamberit a.s., të cilët i’a prezantuan Islamin Herakliut.
Pavarësisht problemeve që ndodhin në botë, Europa tanimë e din se Islami është sinonim i paqes në botë.
Me fjalë përshëndetëse të pranishmive i’u drejtua drejtori i përgjithshëm i SHMI Medreseja “Isa Beu”, Dr. Islam Islami, ish drejtori i sektorit të Diasporës, aktualisht Mufti i Muftinisë së Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, Krzetari i Komunitetit Musliman Shqiptarë në Zvicër, Hfz. Mehas ef. Alija, Kryetari i Unionit të Qendrave Islame të Gjermanisë, H. Mensur ef. Halili, Kryetari i ALKIG – ut, H. Vahidin ef. Beluli si dhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Italisë, Dr. Reshat ef. Ibishi.
Në fund të programit, nga ana e Kryetarit të BFI e RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u bë shpërndarja e mirënjohjeve për Qendrat Islame Shqiptare të Diasporës, duke vlerësuar lartë kontributin e tyre në ngritjen dhe avancimin e institucioneve edukativo arsimore të BFI – së.
Pas programit për të pranishmit u shtrua darkë simbolike në restorantin e SHMI Medreseja “Isa Beu” – Shkup!
FALENINDERIT AKTIVIST TË MËDHENJË PËR PREZENCËN E MADHE NË MESIN TONĒ.
NA BËTË KRENAR.
ZOTI JU BEKOFTË.
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





