• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

NËNSHKRUHET MEMORANDUM BASHKËPUNIMI MES BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV DHE MINISTRISË SË ÇËSHTJEVE FETARE, THIRRJES DHE UDHËZIMIT TË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE



Shpërndaje:

NËNSHKRUHET MEMORANDUM BASHKËPUNIMI MES BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV DHE MINISTRISË SË ÇËSHTJEVE FETARE, THIRRJES DHE UDHËZIMIT TË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE

NËNSHKRUHET MEMORANDUM BASHKËPUNIMI MES BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV DHE MINISTRISË SË ÇËSHTJEVE FETARE, THIRRJES DHE UDHËZIMIT TË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE
Më 21.07.2024, me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, Bashkësinë Fetare Islame e vizitoi ekselenca e tij, Dr. Awad bin Sebti el-Anezij – zv. Ministër i Ministrisë së Çështjeve Fetare, Thirrjes dhe Udhëzimit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, i shoqëruar nga ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, ekselenca e tij, z. Fejsal Gazi Hifdhi dhe Atasheu për çështje fetare pranë ambasadës së Arabisë Saudite në Bosnje dhe Hercegovinë z. Amir el-Anezij.
Nënshkrimi i Memorandumit në prezencë të Kryesisë së BFI të RMV, Muftijve dhe shumë profesorëve, hoxhallarëve e personaliteteve me peshë në vend, u nënshkrua nga ana e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe ekselenca e tij, Dr. Auad bin Sebti el-Anezij – zv. Ministër i Ministrisë së Çështjeve Fetare, Thirrjes dhe Udhëzimit në Mbretërinë e Arabisë Saudite në emër të Ministrit të kësaj ministrie, ekselencës së tij, Dr. Abdulatif bin Abdulaziz Aal Shejh.
Nënshkrimi i këtij akti të rëndësishëm dhe me peshë të madhe për Bashkësinë Fetare Islame në veçanti dhe vendin tonë në përgjithësi, erdhi si kurorëzim i vizitave që mysafiri special, ekselenca e tij, Dr. Auad el Anezij zhvilloi në Bashkësinë Fetare Islame duke filluar nga takimi me Reis Ulemanë në selinë e BFI, takimi me Anëtarët dhe Operativën e Rijasetit dhe vizitës në ShMI “Medreseja Isa Beu” – Shkup.
Në fjalën e tij, Reisul Ulema, pasi falënderoi përzemërsisht zv. Ministrin për vizitën që ka bërë dhe Ambasadorin për kontributin e tij në realizimin e kësaj marrëveshjeje, shfrytëzoi rastin për të falënderuar edhe kontributin e Ministrit, ekselencës së tij, Abdulatif bin Abdulaziz Aal Shejh dhe për të shprehur mirënjohjen e tij ndaj kontributit të shkëlqesisë së tij, Mbretit Selman bin Abdulaziz dhe princit të kurorës, shkëlqesisë së tij, Muhammed bin Selman.
Nga ana e tij, zv. Ministri el- Anezij theksoi se ndjehet në mesin e vëllezërve të tij me të cilët e bashkon ideali i përhapjes së fjalës së All-llahut f.p. dhe uroi që ky memorandum të kontriubuojë në zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes institucioneve tona dhe kultivimin e vlerave të pastra islame të tolerancës, paqes, bashkëjetesës dhe mesatarizmit, larg çdo ekstremizmi dhe teprimi, duke porositur të pranishmit të jenë të pajisur me mëshirë në përhapjen e fjalës së All-llahut f.p. dhe të mos lejojnë të depërtojnë mes tyre ndasitë dhe përçarja – të vetëdijshëm se Zoti i ka bekuar me mirësinë më të madhe që mund ta gëzojë një njeri – të qenit musliman.
Për ndryshe, për herë të parë në historinë e institucionit tonë nënshkruhet një memorandum i rëndësisë së këtillë për bashkëpunim dhe mirëkuptim, që do hapë dyert për zhvillimin e mëtejshëm të ndërveprimit mes institucioneve tona në të ardhmen. Memorandumi do përfshijë fusha të ndryshme duke filluar me prezantimin dinjitoz të Islamit, përfaqësimin e virtyteve të tija në shoqëri dhe angazhimin në gjetjen e zgjidhjeve për çështjet bashkëkohore që preokupojnë shoqërinë muslimane në veçanti dhe shoqërinë tonë në përgjithësi. Po ashtu, do përfshijë bashkëpunimin në sferën e ndërveprimit shkencor, mirëmbajtjes së vakëfeve dhe xhamive, shërbimin ndaj librit të All-llahut f.p. dhe shkencave islame në përgjithësi.
Mysafiri i nderuar do qëndrojë për vizitë edhe disa ditë dhe ditëve në vijim do vizitojë institucione shtetërore me peshë, duke filluar nga Kryetari i Parlamentit, Komisioni për Marrëdhënie mes Bashkësive Fetare dhe Grupeve Religjioze dhe Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Shpërndaje: