REISUL ULEMA PRITI AMBASADORIN E RI TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË SHKUP EKS. E TIJ Z. DENION MEIDANIN
REISUL ULEMA PRITI AMBASADORIN E RI TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË SHKUP EKS. E TIJ Z. DENION MEIDANIN
Më 13.08.2024 Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir Fetai priti Ambasadorin e ri tê Republikës së Shqipërisë ekselencën e tij Denion Mejdanin me bashkpuntorin e tij.
Së pari i shprehi urime të përzemërta me rastin e zgjedhjes për ambasador të Shqipërisë dhe i uroj mirëseardhje në Bashkësinë Fetare Islame.
U zhvillua një bisedë vëllazërore dhe tejet konstruktive, njëherit e njoftoi me institucionin e lartë të BFI dhe organizimin e saj.
Biseduan për rrjedhat e përgjithshme për një bashkëpunim.të mirëfilltë institucional në mes të BFI e RMV dhe Ambasadës së Shqipërisë.
U bisedua për sfidat e kohës dhe bashkpunimin në mes bashkësive islame shqiptare dhe më gjërë me aktivitete të ndryshme për ngritjen e vetëdijes tek besimtarët dhe rinia me qëllim të kultivimit të vlerave të paqës, tolerancës, solidaritetit dhe evitimin e radikalizmave të llojeve të ndryshme për mirëqenien e njeriut dhe kombeve në përgjithësi, në veçanti si antare të NATO dhe rrugës drejt BE.
Përshtypje të veçantë lan konceptet e tija mbi zhvillimet pozitive në Ballkan dhe Europë.
Përndryshe, Ambasadori i ri është i biri i Presidentit të madh, politikanit dhe shkenctarit të mirënjohur ish. Presidentit të Shqipërisë eks. së tij Z. Rexhep Meidanit.
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





