• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA MORI PJESË NË NDARJEN E DIPLOMAVE TË 103 TË DIPLOMUARËVE/EVE TË MEDRESESË ISA BEU



Shpërndaje:

REISUL ULEMA MORI PJESË NË NDARJEN E DIPLOMAVE TË 103 TË DIPLOMUARËVE/EVE TË MEDRESESË ISA BEU

Më 4 Korrik (e enjte) me ftesë të drejtorit të përgjithshëm të SHMI Medreseja “Isa Beu”, Dr. Islam Islami, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Muftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, Muftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, Muftiu i Shtipit, Mr. Nasir ef. Rexhepi, përfaqësuesi i Muftinisë së BFI – Gostivar, H. Mallzim ef. Zendeli, drejtorëve të sektoreve të Rijasetit si dhe koordinatorë(e)ve të paraleleve të shtrira, morri pjesë në solemnitetin e ndarjes së 103 diplomave të nxënësve të SHMI Medreseja “Isa Beu” – Shkup
Programi, të cilin e moderoi sekretari i Medresesë prof. Avni Neziri, u hap me lexim Kur’ani nga i sapodiplomuari i kësaj vatre edukativo – arsimore, hfz. Hasip Emurllahu.

Në fillim, të pranishmit i përshëndeti drejtori i përgjithshëm i Medresesë, Dr. Islam Islami i cili theksoi se ndjehet tejet i lumtur, me ndjenja të jazhtëzakonshme me rastin e përcjelljes së nxënësve të cilët sigurisht që pasi të kenë diplomuar në këtë shkollë, do të jenë të sigurtë në rrugët e tyre dhe të notojnë në detin e kësaj bote të mbushur përplot me dallgë të trazuara.
Audiencës të përbërë nga profesorë, profesoresha, prindër të nxënësve të diplomuar si dhe shum mysafirë, i’u drejtua kreu më i lartë i jetës fetare në vend, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
Në fjalën e tij, Reisul Ulema pasiqë falenderoi Allahun e Lartëmadhëruar dhe përshëndeti të pranishmit, foli mbi peshën e kësaj dite të veçantë, e cila është arsye kryesore e tubimit tonë në këtë event duke veçuar se sot përcjellim 103 shtylla dhe kandila që do ndriçojnë rrugën e muslimanëve.

Tre shtylla të cilat do të doja t’i veçoj janë:
1. Marrëdhëniet e njeriut me Zotin
2. Marrëdhëniet e njeriut me vetveten
3. Marrëdhëniet e njeriut me botën që e rrethon.
Këto shtylla janë formuar te nxënësit e Medresesë. Në këto shtylla, nxënësit definojnë monoteizmin e pastër dhe besimin në Zotin një të vetëm dhe të pashoq.

Nxënësit mësojnë shenjtërinë e dijes, duke u frymëzuar nga mësimet Kur’anore për faktin se Kur’ani i dha peshë dijes duke e bërë të obligueshme përmes ajetit të parë të shpallur nga Zoti e që është ajeti i parë i sures Alek, ku Allahu i Gjithdijshëm thotë: “Lexo, në emër të Zotit tënd, i cili ka krijuar (të gjitha)”, e që padyshim se kjo dije të çon tek e vërteta.
Morali eshtë vlerë që i jep formë dhe zbukurim njeriut, e bën njeriun njeri.
Nuk është e rastit që njeriu më i dalluar në historinë e njerëzimit të thotë: “Nuk jam i dërguar ndryshe, përpos se t’i përsosi vlerat e larta të moralit”.

Allahu i Plotfuqishëme veçoi këtë personalitet duke i thurur elozhe per vlerat e tij të larta morale duke thënë: “Me të vërtetë ti o Muhamed je në piadestalet më të larta të moralit”. (Kalem, 5)
Nxënësit e këtij tempulli të edukimit dhe arsimimit fetar, do jenë qendra qe do veprojnë dhe punojnë me dijen dhe moralin e tyre.

Për të arritur në këto stade të jetës, padyshim se ka disa heronjë të cilët ju kanë ndihmuar në kapërcimin e shum barrierave, e ato janë:
1. Profesorët dhe profesoreshat, të cilët janë përpjekur në maksimum që me mjeshtërinë e tyre këto nxënës t’i edukojnë dhe arsimojnë në frymën e pastër Islame, duke dashur që t’i përgatitin për jetë.
2. Prindërit, baballarët dhe nënat, familjet që janë shkolla e parë e edukimit, kanë treguar respekt të veçantë ndaj BFI – së dhe institucioneve të saj edukativo – arsimore, duke ua besuar femijët e tyre me bindje të plotë se me të vërtetë fëmijët e tyre do brumosen me dijen e pastër dhe të kulluar Islame.
3. Nxënësit dhe nxënëset, të cilët e kanë ditur se këtu në Medrese ka rregulla të veçanta, me një kodeks veshjeje ndryshe nga shkollat e tjera si dhe sjellje të veçantë, e cila krejt në fund të bën të kuptosh vlerën dhe rëndësinë që kjo shkollë ka në formimin e personalitetit të njeriut shembullorë.
Reisul Ulema e përfundoi fjalimin e tij duke lutur Zotin që të diplomuarve t’u jep shëndet dhe sukses në rrugëtimin e tyre akademik, duke i sihariquar nxënësit më të mirë të gjeneratës me studim falas në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup.
Në fund, programi u përmbyll me shpërndarje të diplomave dhe dhuratave për nxënësit e SHMI Medreseja “Isa Beu” – Shkup!

Shpërndaje: