• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

AMBASADORI I ARABISË SAUDITE NË TIRANË EL HIFDHI VIZITOI BFI-Në



Shpërndaje:

AMBASADORI I ARABISË SAUDITE NË TIRANË EL HIFDHI VIZITOI BFI-Në

Më datë 20.05.2024 Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai në zyrën e tij priti ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë, ekselencën e tij Fejsal Gazi Ismail El Hifdhi me bashkëpunëtorët e tij. Vizita e ambasadorit El Hifdhi ishte me rastin e shpërndarjes së 25 tonelatave pako me hurma, që janë donacion nga Arabia Saudite për besimtarët e vendit tonë.

Reisul Ulema falënderoi ambasadorin dhe shtetin mik Mbretërinë e Arabisë Saudite, përkatësisht, udhëheqësit e shtetit, mbretin Selman bin Abdulaziz dhe princin e kurorës, Muhamed bin Selman, për këto dhurata dhe për bashkëpunimin e mrekullueshëm mes BFI-së dhe Mbretërisë në shumë projekte të përbashkëta.

Edhe ambasadori El Hifdhi falënderoi Reisul Ulemanë dhe institucionin e BFI-së për punën dhe angazhimin e tyre në ruajtjen, kultivimin dhe organizimin e jetës fetare në vend, duke theksuar se bashkëpunimi në projekte si ky sot dhe shumë projekte tjera që janë në dobi të besimtarëve të vendit, janë gjëra që, fillimisht, na obligon marrëdhëniet e nira dhe miqësia mes Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Bashkësisë Fetare Islame dhe krerëve të saj.

Në fund Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai dhe ambasadori Fejsal Gazi Ismail El Hifdhi nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim mes Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Pritja e Ambasadorit nga Reisul Ulema u shoqërua nga stafi i tij dhe H. Ismet ef. Ademi, drejtor për marrëdhënie me botën arabe, z. Fadil ef. Ramadani, kryetar i OH “Hilal”, shefi i Kabinetit Dr. Abdulkerim ef. Iseini dhe drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu, dr. Islam Islami.

Shpërndaje: