• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

CEREMONIA E MANIFESTIMIT QENDROR TË KURBAN BAJRAMIT



Shpërndaje:

CEREMONIA E MANIFESTIMIT QENDROR TË KURBAN BAJRAMIT

Më 16 Qershorë (e diel) në Xhaminë Mustafa Pasha në Shkup, u shënua manifestimi qendror me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit.
Në prani të Muftinjëve të BFI e RMV – së, përfaqësuesve të Muftinive, të Ambasadorit të Republikës së Türkiyes në Shkup, kryetarëve të komunave, drejtorëve të Rijasetit, profesorëve të Fakultetit të Shkencave Islame, profesorëve të SHMI Medreseja “Isa Beu”, të kryetarëve të OJQ – ve, si dhe një numri jashtzakonisht të madh të besimtarëve, u realizua ceremonia qendrore e manifestimit të Kurban Bajramit.
Ceremonia filloi para agimit të mëngjesit me lexim nga Kurani nga hafizi i njohur Idriz ef. Osmani i cili i priu xhematit edhe në faljen e namazit të sabahut.

Programin e moderoi drejtori i sektorit për shkencë dhe kulturë Musanif ef. Rufati, i cili pasi bëri sqarime të detajuara mbi rrjedhën e programit, fjalën ia kaloi korrit të SHMI Medreseja Isa Beu, të cilët me një performancë mjeshtërore arritën që ti përmbushin pritshmëritë e xhematit të xhamisë si dhe ndjekësve të ekraneve televizive.
Namazit të bajramit i priu Muftiu i Muftinisë së BFI – Tetovë, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, i cili njëkohësisht në emër të Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, përcolli edhe mesazhin e hutbes së Kurban Bajramit.

Në fjalën e tij Muftiu i’u drejtua besimtarëve duke iu referuar ajetit 37 të sures el-Haxh ku Allahu Fuqiplotë thotë:
“Te Allahu nuk arrin as mishi i tyre as gjaku i tyre, por te Ai arrin vepra e mirë – e bërë nga ju, kështu Ai – ua ka nënshtruar juve ato, për ta madhëruar ju Allahun, që ju ka udhëzuar (në rrugën e drejtë). Dhe, sihariqoji bamirësit! (Sureja el- Haxh, Ajeti: 37)

Të nderuar besimtarë,
Vëllezër e motra!
Jemi në vigjile të Festës së madhe të Kurban Bajramit, festë kjo që në vete ngërthen tri ngjarje të rëndësishme që drejtuan botën drejt rrugëtimit të drejtë të njerëzimit: Në këto ditë përfundoi shpallja e Kura’anit Famëlartë, me të cilin njëherë e përgjithmonë u dhanë konceptet hyjnore mbi Zotin, njeriun dhe shoqërinë; në këto ditë kryhet kushti i pestë Haxhi në Mekken fisnike, në Qa’be, Arafat, Mine, Muzdelife dhe shumë obligime tjera; pjesëtarët e Islamit në të gjithë botën kryejnë obligimin e therrjes së kurbanëve duke u inspiruar nga Ibrahimi a.s. dhe Muhamedi a.s.

Të gjitha këto porosi hyjnore nga i Madhi Zot i japin vlerë të lartë festës së madhe të Kurban Bajramit.

BESIMTARË TË NDERUAR,
Le të jetë kjo festë inspirim i gëzimit tonë, afërsisë me njëri tjetrin, evitim i ngatërresave në mes veti, shtrirja e dorës së pajtimjt çdo njërit. Bëhu shërbyes i të varfërit, skamnorit, të pa aftit, tregoju çdokujt se paqeja është mbi gjjthçka, përhapni në mes njerëzve dashurinë, respektin, kultivoni të mirën, mëshirën, buzëqeshjen dhe ndihmën në mes veti, sepse i Madhi Zot në Kur’anin Famëlartë na drejtohet duke na thënë:
“Ndihmoni njëri-tjetrit në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat, dhe mos ndihmoni në mëkate dhe armiqësi! Dhe druajuni Perëndisë! Se, Perëndia, dënon ashpër.” (Sureja el-Maide, Ajeti: 2)
Në fund, kam nderë të veçantë që në emër të kryetarit të BFI e RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në emër të Rijasetit si dhe në emrin tim personal, të gjith besimtarëve në vend dhe jasht vendit t’ju shprehi urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, duke ju lutur Allahut Fuqiplotë që t’i pranojë lutjet tona, bamirësitë tona, kurbanët tanë, haxhin e të gjithë haxhilerëve që po kryejnë haxhin në vendet e shenjta, të gjitha ibadet tona të cilat i bëjmë në këtë festë të madhe.
Urime dhe me hajr na qoftë festa e Kurban Bajramit.
Për fund, duanë e namazit të Bajramit e bëri referenti fetaro – arsimor pranë Myftinisë së BFI – Shkup, Hfz. Irfan Sulejmani.
Allahu ju bekoftë!
Esselamu alejkum ve rahmetullahi teala ve berekatuhu!
Paqeja, mëshira dhe begatitë e të Madhit Zot qofshin mbi ju!

Shpërndaje: