U INAUGURUA XHAMIA “HAXHI MAHMUD BEJ” NË MANASTIR, NJË NGA PROJEKTET MË TË RËNDËSISHME TË RESTAURIMIT DHE RINGJALLJES SË TRASHËGIMISË ISLAME NË KËTË RAJON
U INAUGURUA XHAMIA “HAXHI MAHMUD BEJ” NË MANASTIR, NJË NGA PROJEKTET MË TË RËNDËSISHME TË RESTAURIMIT DHE RINGJALLJES SË TRASHËGIMISË ISLAME NË KËTË RAJON
Ceremonia u organizua nga Bashkësia Fetare Islame dhe në përkujdesje të Myftinisë së Manastirit me në krye H. Amit ef. Rasimi, ndërsa investimi është realizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë, e cila vazhdon të luajë rol kyç në ruajtjen dhe promovimin e monumenteve me vlerë historike dhe shpirtërore.
Në këtë ngjarje morën pjesë personalitete të larta nga vendi dhe jashtë tij, përfshirë Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, zëvendësministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, z. Nadir Alparslan, ambasadorin e Turqisë, z. Fatih Ulusoy, kryetarin e Komunës së Manastirit, z. Toni Konjanovski, atasheun për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqisë, z. Mustafa Bodur, dekani i fakultetit të shkencave islame në Shkup, si dhe muftinj të BFI-së dhe shumë mysafirë të tjerë.
Hapja zyrtare e xhamisë u bë nga Presidenti i Republikës së Turqisë, z. Rexheb Tajjip Erdoğan, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë, në kuadër të një ceremonie të gjerë ku u inauguruan gjithsej 202 objekte të trashëgimisë kulturore brenda dhe jashtë Turqisë. Ky akt simbolik dëshmon përkushtimin institucional të Turqisë në ruajtjen e identitetit kulturor dhe fetar në hapësirat ku kjo trashëgimi ka rrënjë të thella historike.
Rindërtimi i xhamisë “Haxhi Mahmud Bej” përfaqëson jo vetëm një investim në infrastrukturë fetare, por edhe një rikthim të memories historike dhe shpirtërore të komunitetit, duke i dhënë Manastirit një tjetër vlerë të shtuar në hartën e trashëgimisë islame në rajon.
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





