REISUL ULEMA I BFI TË RMV PRITI NĒ VIZITË AMBASADORIN E BE Z. DAVID GEER
REISUL ULEMA I BFI TË RMV PRITI NĒ VIZITË AMBASADORIN E BE Z. DAVID GEER
Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë rrugën e saj evropiane. Ky mesazh u përcollë nga kreu i BFI – së Shaqir Fetai dhe euroambasadori në vendin tonë, David Geer. Vetëm kjo rrugë mund të frenojë migrimin masiv, shtuan më tej bashkëbiseduesit. Ata kanë diskutuar edhe sigurinë rajonale e cila siç potencuan, do të ishte më e lehtë nëse vendi shpejtë i bashkangjites familjes së BE-së. Nikoqiri siguroi mysafirin se në institucionin që ai drejton gjithmonë do të gjejnë bashkëpunëtor të afërt për të çuar para agjendën evropiane të vendit.
Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer konfirmoi bashkëpunimin e mirë që ka me BFI-në dhe kreun e saj, Fetai. Tha se rruga evropiane e vendit mund të ndihmohet edhe nga institucionet fetare, siç është pra BFI-ja.
Ndryshe, kjo ishte vizita e dytë brenda këtij viti e euroambasadorit Geer në Bashkësinë Fetare Islame. Edhe në vizitën paraprake, palët theksin e vendosën te arritja e ndryshimeve kushtetuese dhe ndjekjen e rrugës evropiane të vendit.
Reisul Ulema i BFI ndër tjera shprehu shqetësimet e tij me eskalimin e situatës në Kosovë me rastin e aktit terrorist nga grupet kriminele sërbe të koordinuara nga Sërbiia, akt ky që prish paqën dhe sigurinë në Rajon.
Njiherit Reisul Ulema shprehu kërkesën që të bëhet naksimumi në përpjekjet për ribdërtimin e Xhamisë së Çarshisë në Prilep e djegur nga viti 2001, leje pêr ndêrtim të Xhamisë në Lazhec të Manastirit, pastaj në Shtip si dhe përpjekjet rreth akredtitimit të Medresesë, që është në proces e sipër si dhe sfidat tjera.
Reisul Ulema edhe njiherë shprehu mirënjohje për punën e madhe që bënë Ambasadori Geer për paqën në Rajon, e sidomos në tejkalimin e problemit të ndryshimeve kushtetutare që do të hapte rrugën drejt antarësimit të Maqedonisë së veriut në BE.
Comments are closed.