KONFERENCË NDËRKOMBËTARE NË MEKE
Me datë 13 dhe 14 gusht në Meke, Mbretëria e Arabisë Saudite, në organizim të Ministrisë saudite të Vakfit dhe çështjeve fetare, të udhëhequr nga ministri, Dr. Abdulatif Bin Abdulaziz Al Shejh dhe nën patronazhin e shkëlqesisë së tij, mbretit të Arabisë Saudite, Selman Bin Abdulazis Al Suud dhe shkëlqesisë së tij, trashëgimtarit, princit të kurorës, Muhamed Bin Selman, u zhvillua Konferenca ndërkombëtare për komunikim me departamentet e çështjeve fetare për fetva dhe bashkësive fetare në botë. Pjesëmarrës në konferencë ishin edhe krerët e bashkësive fetare nga Ballkani dhe Evropa, mes të cilëve edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai i shoqëruar nga drejtori për botën arabe Ismet Ademi.
Konferencën e shpalli të hapur Ministri për çështje fetare, Ekselenca e tij Dr. Abdulatif Bin Abdulaziz Al Shejh, i cili shpalosi synimet e konferencës dhe foli për rolin e Islamit dhe bashkësive fetare për paqen në botë.
Në ditën e parë të Konferencës, në seancën e tretë, fjalë përshëndetëse pati kryetari i BFI-së së RMV-së, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai i cili në emër të BFI-së përshëndeti organizatorët dhe të pranishmit dhe shkurtimisht foli për rëndësinë dhe rolin e BFI-së dhe përcolli porosi për paqe, tolerancë, solidaritet dhe bashkëjetesë mes popujve.
Me kumtesa për rolin e islamit në sigurimin e paqes, unitetit islam, lidhjen e bashkësive islame në botë dhe kontributin në mbrojtjen e paqes botërore u paraqitën pjesëmarrës nga e gjithë bota.
Comments are closed.