• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA URON HOXHË FEHIM EF. ABAZIN PËR ZGJEDHJEN E TIJ SI KRYETAR I KOMUNITETIT MUSLIMAN SHQIPTAR TË ZVICRËS



Shpërndaje:

REISUL ULEMA URON HOXHË FEHIM EF. ABAZIN PËR ZGJEDHJEN E TIJ SI KRYETAR I KOMUNITETIT MUSLIMAN SHQIPTAR TË ZVICRËS

REISUL ULEMA URON HOXHË FEHIM EF. ABAZIN PËR ZGJEDHJEN E TIJ SI KRYETAR I KOMUNITETIT MUSLIMAN SHQIPTAR TË ZVICRËS
Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i ka përcjellë urimet e tij më të sinqerta Hoxhë Fehim ef. Abazit me rastin e zgjedhjes së tij në detyrën e Kryetarit të Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës (KMSHZ).
Në urimin e tij, Reisul Ulema shprehu bindjen se Hoxhë Fehim ef. Abazi, me përvojën, përkushtimin dhe angazhimin e tij në jetën fetare dhe komunitare, do të kontribojë në forcimin e unitetit, avancimin institucional dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve islame shqiptare në diasporë dhe vendlindje.
Njëkohësisht, Reisul Ulema shprehu mirënjohje dhe falënderim të veçantë për ish Kryetarin e KMSHZ-së, Hfz. Mehas ef. Alija, për kontributin, përkushtimin dhe bashkëpunimin e sinqertë institucional ndër vite.
Reisul Ulema gjithashtu shprehu gatishmërinë e Bashkësisë Fetare Islame për vazhdimin e bashkëpunimit vëllazëror dhe institucional me Komunitetin Musliman Shqiptar të Zvicrës, në funksion të ruajtjes së vlerave islame, edukimit fetar dhe shërbimit ndaj besimtarëve shqiptarë në Zvicër.
Në fund, ai i uroi Hoxhë Fehim ef. Abazit shëndet, sukses dhe mbarësi në realizimin e kësaj detyre me rëndësi të veçantë për komunitetin mysliman shqiptar në Zvicër.
Shpërndaje: