• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SIMPOZIUMIN SHKENCOR TË ORGANIZUAR NGA KOMUNITETI MUSLIMAN SHQIPTAR NË ZVICËR



Shpërndaje:

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SIMPOZIUMIN SHKENCOR TË ORGANIZUAR NGA KOMUNITETI MUSLIMAN SHQIPTAR NË ZVICËR

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SIMPOZIUMIN SHKENCOR TË ORGANIZUAR NGA KOMUNITETI MUSLIMAN SHQIPTAR NË ZVICËR
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Dr. Abdulxhemil ef. Nesimi, Drejtori i Medresesë “Isa Beu”, Dr. Islam ef. Islami, dhe Drejtori i Sektorit për Diasporë, Mafiz Rustemi, mori pjesë në simpoziumin shkencor “Xhamitë shqiptare në mërgatë në shërbim të kombit, fesë dhe integrimit”, i organizuar nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, dhe i cili mblodhi përfaqësues të bashkësive islame nga vendlindja, imamë, studiues, përfaqësues institucionalë, aktivistë të komunitetit dhe drejtues të unioneve islame shqiptare nga disa vende të Evropës.
Diskutimet u fokusuan në rolin e xhamive në diasporë si shtylla të identitetit fetar, kulturor dhe kombëtar për komunitetin tonë të shpërndarë në botë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Reisul Ulema shprehu mirënjohje për organizatorin, Komunitetin Musliman Shqiptar të Zvicrës dhe kryetarin e tij, Hfz. Mehas ef. Alija, duke vlerësuar seriozitetin e kësaj nisme shkencore:
“Ky organizim dëshmon nivelin e lartë të vetëdijes dhe organizimit. Shqiptarët tanë, kudo që jetojnë, duhet ta dinë se nga vijnë, kush janë dhe si duhet të veprojnë për të mbrojtur fenë dhe identitetin, sot dhe në të ardhmen”, theksoi ai.
Reisul Ulema nënvizoi disa dimensione thelbësore të misionit të xhamisë:
– Forcimin e besimit të pastër në Zotin Një, duke ruajtur autenticitetin e traditës islame shqiptare.
– Promovimin e dijes dhe shkencës si udhërrëfyese të progresit shoqëror dhe individual.
– Ndërtimin e moralit dhe virtytit si bazë të shëndetit të individit, familjes dhe komunitetit.
– Konsolidimin e familjeve të shëndosha, duke i bërë ato të qëndrueshme përballë sfidave të shoqërisë bashkëkohore.
– Zhvillimin e vetëdijes kulturore dhe qytetëruese, që mban gjallë traditat dhe vlerat e shqiptarisë.
– Forcimin e urave të dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor, duke dëshmuar se feja dhe bashkëjetesa ecin bashkë.
– Rritjen e vetëdijes për identitetin fetar, kulturor, gjuhësor dhe ekonomik, veçanërisht për brezat që rriten në vende të huaja.
Ai theksoi se përmes këtij misioni, xhamia formon besimtarin e përgatitur shpirtërisht, profesionalisht dhe intelektualisht, si një individ që di të kontribojë pozitivisht kudo që jeton.
Ngjarja u vlerësua si një platformë serioze diskutimi dhe një mundësi për koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve fetare të vendlindjes dhe diasporës. Pjesëmarrja e Reisul Ulemasë dhe delegacionit të lartë të BFI-së tregoi mbështetjen e fortë të institucionit për mërgatën shqiptare dhe vlerësimin për punën e tyre të palodhur në ruajtjen e fesë, traditës dhe unitetit.
Shpërndaje: