• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA MORI PJESË NË 20-VJETORIN E XHAMISË “DITURIA” NË GJENEVË



Shpërndaje:

REISUL ULEMA MORI PJESË NË 20-VJETORIN E XHAMISË “DITURIA” NË GJENEVË

REISUL ULEMA MORI PJESË NË 20-VJETORIN E XHAMISË “DITURIA” NË GJENEVË
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, më 3 maj 2026 i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit, Dr. Abdulkerim Iseni, dhe Drejtori për Diasporë, Mafiz Rustemi, me ftesë të Xhamisë “Dituria” në Gjenevë, mori pjesë në manifestimin solemn me rastin e 20-vjetorit të themelimit të kësaj xhamie.
Në këtë event ishin të pranishëm Kryetari i KMSHZ-së, Hfz. Mehas ef. Alia, përfaqësues nga Bashkësitë Islame të Kosovës, Shqipërisë dhe Luginës, hoxhallarë të shumtë nga Zvicra dhe vendlindja, si dhe një numër i madh besimtarësh, të cilët krijuan një atmosferë madhështore, vëllazërore dhe imani.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Reisul Ulema, pasi përshëndeti të pranishmit, në veçanti imamin e Xhamisë “Dituria”, Rijad ef. Aliu, dhe kryetarin e saj, Abdyl Bekteshin, vlerësoi lart organizimin dhe përkushtimin e besimtarëve tanë në mërgatë.
Ai theksoi se shqiptarët në Zvicër janë shembull i suksesshëm i integrimit në shoqërinë zvicerane, ku sot shumë prej tyre mbajnë edhe pozita të rëndësishme publike, si kryetarë komunash dhe deputetë. Njëkohësisht, ata kanë arritur që, përveç ruajtjes së fesë për vete, të jenë edhe përfaqësues të denjë të Islamit të vërtetë – Islamit të paqes, bashkëjetesës, dashurisë dhe njerëzores.
Reisul Ulema theksoi se kjo vizitë është njëkohësisht urim për arritjet e Xhamisë “Dituria” dhe një falënderim i sinqertë për mërgatën tonë, e cila vazhdon të mbetet e lidhur fuqishëm me vendlindjen, duke mos e harruar asnjëherë atë.
Në fund, u lut që kjo xhami dhe të gjitha xhamitë tona të qëndrojnë dhe të ekzistojnë për aq sa ka jetë, duke qenë gjithmonë në shërbim të jetës, të njerëzores dhe në shërbim të fesë dhe atdheut tonë.
Shpërndaje: