REISUL ULEMA U PRIT NGA U.D. AMBASADORI I KATARIT NË SHKUP Z. XHASIM BIN HAMED AL THANI
Sot më 19.09.2023 Reisul Ulema i BFI e RMV H.Hfz.Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga H. Ismet ef. Ademi dhe Dr. Selver ef. Xhemaili u prit nga U.D. Ambasadorit të Katarit në Shkup Xhasim bin Hamed Al Thani.
Reisul Ulema së pari shprehi falënderimet e sinqerta për pritjen e ngrohtë dhë është i kënaqur për këtë vizitë, njiherit bisedoi edhe për marrëdhëniet e shkëlqyera me institucionet e Shtetit të Katarit, në veçanti me Ministrin për çështje fetare Ekselencën e tij Ganim bin Shahin Elganim, me të cilin realizuan vizitën e tyre dhe vendosën marrëdhënie të ngushta në sfera të ndryshme. Njiherit përshëndetën rolin e madhë që luan Shteti i Katarit në marrëdhëniet ndëkombëtare i udhëhequr nga Ekselenca e tij Princi Temim bin Hamed Al Thani
Edhe u.d. Ambasadori i Katarit falënderoi Reisul Ulemanë për këtë vizitë që dëshmon respektin ndaj Shtetit të Katarit dhe popullit të tij. Njiherit theksoi se do vazhdojmë të thellojmë bashkpunimin në sfera të ndryshme.
Comments are closed.