KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV-së, REISUL ULEMA H.HFZ. SHAQIR EF.FETAI MER PJESË NË KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE NË FEZ TË MAROKUT
KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV-së, REISUL ULEMA H.HFZ. SHAQIR EF.FETAI MER PJESË NË KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE NË FEZ TË MAROKUT
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, qëndroi në Fes të Marokut, për të marrë pjesë aktive në Konferencën Shkencore “E Ardhmja e Qytetërimit Njerëzor Përballë Sfidave të Inteligjencës Artificiale” Atë e shoqëron H. Ismet ef. Ademi, Drejtor për marrëdhënie me botën arabe.
Reisul Ulema më 28.04.2024 paraqiti në Konferencë kumtesën e tij me titull: “Intelegjenca artificiale dhe sfida e re e njerëzimit”
Konferenca e cila u zhvillua mes datave 27-28 Prill 2026, në Universitetin Euromed University of Fes, nën patronazhin e Lartmadhërisë së Tij, Mbretit Muhammedi VI hapi sot punimet e saja.
Në kuadër të këtij aktiviteti ndërkombëtar, hapja solemne u moderua nga Prof. Abdelhak Azzouzi, Kryetar i Aleancës së Qytetërimeve pranë Kombeve të Bashkuara dhe anëtar i Bordit Drejtues të Universitetit Euromed në Fes.
Fjalën mirëseardhëse mbajtën Prof. Mustafa Bousmina, President i Universitetit Euromed të Fezit dhe Kancelar i Akademisë Hassan II të Shkencave dhe Teknologjisë, si dhe z. Muhammed Kabbaj, Kryetar i Bordit Drejtues të këtij universiteti dhe ish-ministër.
Në sesionin hapës morën pjesë figura të rëndësishme ndërkombëtare, si:
Sh.T. Dr. Muhammad bin Abdulkerim Al-
Issa, Sekretar i Përgjithshëm i Ligës Botërore Muslimane,
z. André Azoulay, Këshilltar i Lartmadhërisë së Tij Mbretit Mohammed VI,
z. Miguel Ángel Moratinos, Përfaqësues i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Aleancën e Qytetërimeve.
Me kumtesën e paraparë në këtë konferencë Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, do të trajtojë temën: “Inteligjenca artificiale dhe sfida e re e njerëzimit”
Në këtë kumtesë u trajtua inteligjenca artificiale si një vazhdim i zhvillimit historik të dijes njerëzore, i rrënjosur edhe në kontributin e dijetarëve të qytetërimit islam, dhe jo si një shkëputje nga e kaluara. Ajo paraqitet si një forcë transformuese që ndikon jo vetëm në teknologji, por edhe në mënyrën se si njeriu mendon, vendos dhe e kupton vetveten. Nga perspektiva islame, theksohet se njeriu mbetet mëkëmbës në tokë, përgjegjës për përdorimin etik të dijes, ndërsa inteligjenca artificiale duhet parë si produkt i zbulimit brenda rendit hyjnor, e jo si rival i krijimit.
Kumtesa nënvizon se sfida kryesore nuk është zhvillimi teknik i inteligjencës artificiale, por orientimi i saj moral. Duke u mbështetur në parimet islame të dijes si amanet, drejtësisë dhe interesit publik (maṣlaḥa), si dhe bashkëjetesës civile, argumentohet se kjo teknologji duhet të vihet në shërbim të njeriut dhe dinjitetit të tij. Në përfundim, theksohet se inteligjenca artificiale mund të kontribuojë në një shoqëri më të drejtë dhe humane vetëm nëse udhëhiqet nga kufij të qartë etikë, përndryshe rrezikon të thellojë krizat e kuptimit, drejtësisë dhe përgjegjësisë në botën moderne.
Pjesëmarrja e Reisul Ulemas në këtë forum të rëndësishëm ndërkombëtar përbën një kontribut të çmuar në promovimin e dialogut ndërqytetërimor dhe adresimin e sfidave bashkëkohore në epokën e inteligjencës artificiale.
Allahu ju bekoftë!
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





