• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

DELEGACIONI I LARTËI BFI-SË NË ANKARA ZHVILLOI TAKIM EDHE ME KËSHILLIN E LARTË PËR ÇËSHTJE FETARE,



Shpërndaje:

DELEGACIONI I LARTËI BFI-SË NË ANKARA ZHVILLOI TAKIM EDHE ME KËSHILLIN E LARTË PËR ÇËSHTJE FETARE,

DELEGACIONI I LARTËI BFI-SË NË ANKARA ZHVILLOI TAKIM EDHE ME KËSHILLIN E LARTË PËR ÇËSHTJE FETARE,
Gjatë vizitës së tyre zyrtare në Turqi, përfaqësuesit e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut realizuan një takim të rëndësishëm edhe me Kryetarin e Këshillit të Lartë për Çështjet Fetare, Prof. Dr. Abdurrahman Haçkalı, dhe Nënkryetari i Këshillit të Lartë për Çështjet Fetare, Dr. Mehmet Fatih Aydın, ku u diskutua mbi menaxhimin dhe zhvillimin e vakëfeve.
Delegacioni i BFI-së, i përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm, Irsal ef. Jakupi, Myftiu i Manastirit, Amit ef. Rasimi, Drejtori i Vakëfit, Mr. Fehmi ef. Ebibi dhe Drejtori i Agjencisë për Hallall Standard, Driton Dikena, bashkëbiseduan mbi procesin e sjelljes së vendimeve që lidhen me administrimin e vakëfeve.
Në takim u trajtuan çështje të rëndësishme si mënyrat më efikase të investimit në vakëf, rritja e vlerës së tij dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së këtyre pronave në përputhje me parimet islame. Palët theksuan rëndësinë e qasjes së kujdesshme dhe strategjike në menaxhimin e vakëfeve, duke synuar forcimin e rolit të tyre në shoqëri.
Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm për shkëmbimin e përvojave dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve fetare të të dyja vendeve.
Shpërndaje: