REISUL ULEMA MORI PJESË NË HAPJEN E KONFERENCËS BOTËRORE TË HAXHIT DHE UMRES NË XHEDDA TË ARABISË SAUDITE
REISUL ULEMA MORI PJESË NË HAPJEN E KONFERENCËS BOTËRORE TË HAXHIT DHE UMRES NË XHEDDA TË ARABISË SAUDITE
Më 8 nëntor 2026, në Xheda të Mbretërisë së Arabisë Saudite, filloi punimet Konferenca Botërore mbi Haxhin dhe Umren, në të cilën mori pjesë Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Irsal ef. Jakupi, dhe shefi i Kabinetit, Prof. Dr. Abdulkerim Iseni.
Reisul Ulema mori pjesë në këtë konferencë me ftesë të Shkëlqesisë së Tij, e cila mbahet nën përkujdesjej e shjëlqësisë së tij Mbretit Selman Abdulaziz Al Saud – Zoti e ruaj nga çdo e keqe dhe nën organizimin e Ministrit të Haxhit dhe Umres të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Dr. Tawfiq bin Fawzan Al-Rabiah.
Në praninë e qindra delegacioneve mbi 520 dhe përfaqësuesve institucionalë nga mbarë bota, konferencën e e hapi i autirizuari special Shkëlqësisë së tij Mnertit Selman bin Abdulazi Al Saud shklq. e ti Seud Bin Meshal Bin Abdul. Aziz Al Saud, fjslimin kryesor e mbajti Ministri i Haxhit dhe Umres, Shkëlqesia e Tij, Dr. Tawfiq bin Fawzan Al-Rabiah, i cili në fjalën e tij theksoi synimet dhe rëndësinë e kësaj konference ndërkombëtare, rezultatet e arritura deri më tani, si dhe në veçanti strategjinë dhe planifikimin për organizimin sa më të suksesshëm të Haxhit të vitit 2027.
Kjo konferencë përbën një platformë të rëndësishme ndërkombëtare për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe praktikave më të mira në organizimin e Haxhit dhe Umres, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave përgjegjëse për shërbimin ndaj mysafirëve të Shtëpisë së Shenjtë, Qabes.
Atmosfera e konferencës ishte madhështore dhe e organizuar në një nivel jashtëzakonisht të lartë, duke lënë mbresa të veçanta te të gjithë pjesëmarrësit. Organizimi, përkushtimi dhe vizioni i paraqitur dëshmojnë për rëndësinë që Mbretëria e Arabisë Saudite i kushton shërbimit ndaj miliona besimtarëve që çdo vit vizitojnë Vendet e Shenjta.
Vizita dhe pjesëmarrja e Reisul Ulemasë në këtë konferencë paraqesin një mundësi të rëndësishme për thellimin e marrëdhënieve institucionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së dhe autoriteteve kompetente të Mbretërisë së Arabisë Saudite, veçanërisht në fushën e organizimit dhe realizimit të Haxhit dhe Umres.
Në kuadër të programit zyrtar të Ministrisë së Haxhit dhe Umres, më 10 nëntor 2026 do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve për organizimin e Haxhit të vitit 2027, ndërmjet Ministrisë së Haxhit dhe Umres të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm institucional në përgatitjen dhe organizimin e Haxhit të ardhshëm, me synim garantimin e shërbimeve sa më cilësore, sigurisë dhe lehtësimit të kushteve për haxhinjtë tanë gjatë kryerjes së këtij obligimi madhor.
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





