• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA PRITI NË VIZITË DR. RITA KOLUMBIAN, KOORDINATOREN REZIDENTE TË KOMBEVE TË BASHKUARA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT



Shpërndaje:

REISUL ULEMA PRITI NË VIZITË DR. RITA KOLUMBIAN, KOORDINATOREN REZIDENTE TË KOMBEVE TË BASHKUARA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

REISUL ULEMA PRITI NË VIZITË DR. RITA KOLUMBIAN, KOORDINATOREN REZIDENTE TË KOMBEVE TË BASHKUARA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti sot në kabinetin e tij Dr. Rita Kolumbian, Koordinatore Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Shkup.
Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e përzemërt dhe konstruktive, ku u trajtuan çështje me rëndësi të veçantë për shoqërinë, bashkëjetesën ndërfetare, dialogun ndërkulturor, solidaritetin dhe kontributin e institucioneve fetare në ndërtimin e një shoqërie paqësore, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e njoftoi Dr. Kolumbian me rolin dhe veprimtarinë e Bashkësisë Fetare Islame, me kontributin e saj në jetën fetare, arsimore, humanitare dhe shoqërore, si dhe me angazhimin e vazhdueshëm për kultivimin e mirëkuptimit, respektit të ndërsjellë dhe harmonisë ndërmjet komuniteteve të ndryshme.
Nga ana e saj, Dr. Rita Kolumbia vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet fetare dhe rolin e tyre në promovimin e vlerave universale, paqes, solidaritetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Dr. Rita Kolumbia ka një përvojë mbi dydekadëshe në fushën e zhvillimit ndërkombëtar, ndihmës humanitare dhe menaxhimit institucional. Ajo ka ushtruar detyra të rëndësishme në kuadër të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), përfshirë përfaqësimin në Irak dhe Moldavi, si dhe drejtimin e këtij institucioni në Shqipëri. Në shtator të vitit 2024, ajo u emërua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, në funksionin e Koordinatores Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe respekti të ndërsjellë, duke shprehur gatishmërinë për komunikim dhe bashkëpunim të mëtejshëm në çështje me interes të përbashkët.
Gjatë takimit Reisul Ulema u shoqërua nga Dr. Abdulkerim Iseini, Z.Agron Vojnika dhe Mr. Musanif Rufati
Shpërndaje: