• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SHËNIMIN E DITËS NACIONALE TË AUSTRISË ORGANIZIAR NGA AMBASADORI MARTIN PALMER



Shpërndaje:

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SHËNIMIN E DITËS NACIONALE TË AUSTRISË ORGANIZIAR NGA AMBASADORI MARTIN PALMER

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SHËNIMIN E DITËS NACIONALE TË AUSTRISË ORGANIZIAR NGA AMBASADORI MARTIN PALMER
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Austrisë në Shkup, me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Austrisë.
Pritja u organizua nga Ambasadori i Austrisë në vend, Shkëlqesia e Tij Martin Pammer dhe zonja Aida Pammer, së bashku me ekipin e Ambasadës së Austrisë, ndërsa u mbajt në hollin e Operës dhe Baletit Kombëtar në Shkup.
Me këtë rast, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai zhvilloi takime dhe bashkëbisedime me përfaqësues të rëndësishëm të trupit diplomatik, si dhe me figura eminente të jetës publike dhe politike të vendit.
Pjesëmarrja e Reisul Ulemasë në këtë ngjarje dëshmon edhe një herë për angazhimin e Bashkësisë Fetare Islame në kultivimin e marrëdhënieve të mira me përfaqësitë diplomatike të vendeve perëndimore dhe në forcimin e komunikimit ndërinstitucional, mbi bazën e respektit të ndërsjellë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit.
Në këtë aktivitet, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai shoqërohej nga z. Agron Vojnika, Drejtor i Shërbimit Informativ të BFI-së, i cili njëkohësisht është i angazhuar në komunikimin dhe ndërmjetësimin institucional ndërmjet Bashkësisë Fetare Islame dhe Ambasadave të vendeve perëndimore, përfshirë Austrinë.
Bashkësia Fetare Islame mbetet e përkushtuar për të qenë një faktor aktiv në ndërtimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit me institucionet vendore dhe përfaqësitë diplomatike, duke kontribuar në promovimin e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës në shoqërinë tonë.
BFI – Shërbimi për informim pran Rijasetit
Shpërndaje: