• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA I BFI-SË SË RMV-SË MORI PJESË NË MANIFESTIMIN SHTETËROR ME RASTIN E 85-VJETORIT TË KRYENGRITJES POPULLORE – 11 TETORIT, NË KUMANOVË

Shpërndaje:

Më 11 tetor 2026, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, me ftesë të Kryeministrit të RMV-së, z. Hristijan Mickoski, mori pjesë në manifestimin shtetëror të organizuar në Kumanovë, me rastin e shënimit të 85-vjetorit të Kryengritjes Popullore – 11 Tetorit.
Në këtë manifestim morën pjesë edhe Kryetari i Kuvendit të RMV-së, z. Afrim Gashi, përfaqësues të Qeverisë, ministra, krerë të bashkësive fetare dhe personalitete të tjera publike.
Gjatë këtij përvjetori u përkujtua rëndësia historike e 11 Tetorit dhe sakrifica e atyre që kontribuuan për lirinë e vendit. Guximi dhe idealet për ndërtimin e një shteti të drejtë dhe të barabartë mbeten vlera të përhershme dhe udhërrëfyes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Pjesëmarrja e Reisul Ulemasë në këtë manifestim dëshmon rëndësinë e dialogut, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare në vend.
Shpërndaje: