REISUL ULEMA MERR PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE NË KAJRO, ME FTESË TË MYFTIUT TË EGJIPTIT, PROF. DR. MUHAMED NADHIR AJJAD
REISUL ULEMA MERR PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE NË KAJRO, ME FTESË TË MYFTIUT TË EGJIPTIT, PROF. DR. MUHAMED NADHIR AJJAD
Më 2 shtator 2026, Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit, Prof. Dr. Abdulkerim Iseni, morri pjesë në Konferencën Ndërkombëtare që u zhvillua në Kajro, me ftesë të Myftiut të Republikës së Egjiptit, Prof. Dr. Nadhir Muhamed Ajjad.
Tema bosht e kësaj konference ishte:
“Sfidat familjare në dritën e transformimeve të mëdha – qasja fetaro-juridike në mbrojtjen e familjes, parashikimin e së ardhmes dhe ruajtjen e identitetit.”
Konferenca u mbajtë nën kujdesin e Presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Shkëlqesisë së Tij, Abdel Fattah El-Sisi.
Hapja solemne e konferencës u bë nga vetë Myftiu i Republikës së Egjiptit, Prof. Dr. Nadhir Muhammed Ajjad, i cili, pasi falënderoi pjesëmarrësit për praninë e tyre, shpjegoi qëllimin e organizimit të kësaj konference dhe theksoi rëndësinë e veçantë të familjes, formimit të saj dhe krijimit të një familjeje të shëndoshë e të qëndrueshme si bazë e një shoqërie të shëndoshë.
Në konferencë morrën pjesë delegacione nga mbi 80 shtete të botës, të përfaqësuara nga figura eminente të mendimit islam, dijetarë, akademikë dhe personalitete me ndikim në jetën fetare dhe intelektuale.
Gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai zhvilloi takime dhe u njoh me shumë personalitete të shquara me ndikim të madh në botën islame, duke shkëmbyer mendime dhe pikëpamje për çështje me rëndësi të veçantë për të ardhmen e familjes, shoqërisë dhe identitetit.
Pjesëmarrja e Reisul Ulemasë në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare përbën një mundësi të veçantë për përfaqësimin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së në nivele të larta ndërkombëtare, si dhe për forcimin e bashkëpunimit me institucione dhe autoritete të rëndësishme të botës islame.
Veprimtaria u zhvillua në një nivel të lartë protokollar dhe akademik, duke i dhënë konferencës karakter të veçantë ndërkombëtar dhe rëndësi të madhe për trajtimin e sfidave bashkëkohore që lidhen me familjen dhe të ardhmen e saj.
Konferenca ishte paraparë të mbahet më 02-03 Shator 2026.
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura






One Comment to 'REISUL ULEMA MERR PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE NË KAJRO, ME FTESË TË MYFTIUT TË EGJIPTIT, PROF. DR. MUHAMED NADHIR AJJAD'
what accessories are compatible with iphone duo
November 11, 2026 at 2:41 amwhat accessories are compatible with iphone duo
Comments are closed.