• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA MORI PJESË NË TRIBUNËN MBI HUMANIZMIN DHE TRANSPLANTIMIN E ORGANEVE



Shpërndaje:

REISUL ULEMA MORI PJESË NË TRIBUNËN MBI HUMANIZMIN DHE TRANSPLANTIMIN E ORGANEVE

REISUL ULEMA MORI PJESË NË TRIBUNËN MBI HUMANIZMIN DHE TRANSPLANTIMIN E ORGANEVE
Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mori pjesë sot në tribunën kushtuar transplantimit dhe dhurimit të organeve, të organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Shëndetësisë dhe Koordinatorja Kombëtare për Transplantim, prof. dr. Biljana Kuzmanovska, në kuadër të fushatës kombëtare për ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e dhurimit të organeve dhe transplantimit.
Në këtë ngjarje morën pjesë personalitete të larta nga jeta politike, fetare, akademike dhe publike të vendit, ndër ta Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Hristijan Mickoski, Ministri i Shëndetësisë, z. Azir Aliu, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase, z. z. Stefani, si dhe shumë përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave profesionale dhe shoqërisë civile.
Me këtë rast u theksua rëndësia e ngritjes së vetëdijes shoqërore për dhurimin e organeve si një akt i lartë humanizmi dhe solidariteti, i cili u jep shpresë dhe mundësi të re jetese personave që presin transplantim.
Transplantimi i organeve paraqet një shembull të qartë të fleksibilitetit dhe dinamizmit të jurisprudencës islame në përballje me sfidat e kohës moderne.
Andaj, Bashkësia Fetare Islame, lidhur me çështjen e transplantimit të organeve, mbështet qëndrimin e shumicës së dijetarëve bashkëkohorë dhe të akademive më prestigjioze juridike islame, sipas të cilëve, duke u mbështetur në parimet themelore të Sheriatit, si ruajtja e jetës njerëzore, largimi i dëmit, realizimi i interesit publik dhe promovimi i solidaritetit ndërnjerëzor, transplantimi i organeve konsiderohet i lejueshëm dhe i dobishëm, për aq kohë sa respektohen kushtet juridike, etike dhe mjekësore të përcaktuara nga institucionet kompetente.
Në këtë kuptim, transplantimi nuk shihet si cenim i dinjitetit njerëzor, por si një manifestim i mëshirës, përgjegjësisë, altruizmit dhe kujdesit për jetën e tjetrit, e cila në Islam konsiderohet një nga vlerat më të shenjta dhe më të mbrojtura.
Megjithatë, dhurimi i organeve mbetet një zgjedhje personale e individit ose e familjes së tij, që duhet të bëhet vullnetarisht dhe pa asnjë imponim.
Shpërndaje: