• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA MORI PJES NË MANIFESTIMIN E KURBAN BAJRAMIT NË KËRÇOVË



Shpërndaje:

REISUL ULEMA MORI PJES NË MANIFESTIMIN E KURBAN BAJRAMIT NË KËRÇOVË

REISUL ULEMA MORI PJES NË MANIFESTIMIN E KURBAN BAJRAMIT NË KËRÇOVË
Më 30 maj 2026, në një atmosferë festive dhe të mbushur me frymën e Kurban Bajramit, në Pallatin e Kulturës në Kërçovë u mbajt manifestimi i Kurban Bajramit i organizuar nga Myftinia e Kërçovës, me pjesëmarrjen e Reisul Ulemas së Bashkësisë Fetare Islame, h. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
Programi filloi me lexim nga Kurani Famëlartë nga Eljesa ef. Asani, ndërsa të pranishmëve iu drejtuan me fjalët e tyre përshëndetëse Myftiu i Kërçovës, Qamil Rushiti, Kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanoski, si dhe Reisul Ulema h. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili përcolli urimet dhe mesazhet e tij me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar rëndësinë e sakrificës, solidaritetit dhe unitetit ndërmjet besimtarëve.
Në këtë manifestim morën pjesë gjithashtu drejtorë të Rijasetit të BFI-së, profesorë të Fakultetit të Shkencave Islame, profesorë të Medresesë “Isa Beu”, përfaqësues të myftinive të tjera të vendit, kryetari i komunës së Kërçovës, kryetari i komunës së Pllasnicës, imamë, personalitete të jetës fetare dhe shoqërore, si dhe një numër i madh besimtarësh.
Manifestimi vazhdoi me një program të pasur artistik-fetar. Fillimisht u paraqit grupi i udhëhequr nga Eljesa ef. Asani, së bashku me Azra Pajazitovska, Vebi Koçi dhe Habil Karaxha, të cilët interpretuan ilahi të zgjedhura. Më pas, Qemal Emini solli interpretime të veçanta të ilahive, ndërsa në fund të programit performoi kori “Moshus” nga Bosnja, i cili me interpretimet e tij të veçanta dhe ilahitë kushtuar kësaj nate Bajrami krijoi një atmosferë të veçantë tek të pranishmit.
Programi u moderua nga Bejtulla Baftiri në gjuhën shqipe dhe Nilden Karamaleska në gjuhën turke dhe maqedonase.
Myftinia e Kërçovës shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë pjesëmarrësit, kontribuuesit dhe mysafirët që me praninë e tyre e madhështuan këtë manifestim, duke lutur Allahun e Madhëruar që t’i shpërblejë të gjithë për angazhimin dhe kontributin e dhënë.
Shpërndaje: