• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

BFI PROMOVON PROJEKTIN E SHPËRNDARJES SË 25 TONELATA TË HURMAVE NGA FONDACIONI I MBRETIT SELMAN



Shpërndaje:

BFI PROMOVON PROJEKTIN E SHPËRNDARJES SË 25 TONELATA TË HURMAVE NGA FONDACIONI I MBRETIT SELMAN

BFI PROMOVON PROJEKTIN E SHPËRNDARJES SË 25 TONELATA TË HURMAVE NGA FONDACIONI I MBRETIT SELMAN
Nën udhëheqjen e Reisul Ulemasë, Bashkësia Fetare Islame në Shkup organizoi sot ceremoninë e promovimit të projektit të shpërndarjes së hurmave, një iniciativë humanitare e realizuar nga Fondacioni i Mbretit Selman për Ndihma Humanitare dhe Emergjente.
Në këtë ngjarje morën pjesë Ambasadori Fejsal bin Gazi si dhe përfaqësuesi i fondacionit, z. Abdulaziz El Karni, të cilët theksuan rëndësinë e këtij projekti në mbështetje të kategorive në nevojë.
Ky projekt është pjesë e aktiviteteve të shumta humanitare që realizon fondacioni në mbarë botën, nën përkujdesjen e Salman bin Abdulaziz Al Saud dhe Princit të Kurorës Mohammed bin Salman, duke dëshmuar përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të besimtarëve në tërë botën.
Me këtë rast, përfaqësuesit e Bashkësisë Fetare Islame shprehën mirënjohje të thellë për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të fondacionit, duke vlerësuar lart rëndësinë e këtij bashkëpunimi në realizimin e projekteve humanitare.
BFI mbetet e përkushtuar në realizimin e iniciativave që ndihmojnë qytetarët dhe forcojnë solidaritetin në shoqëri.
Shpërndaje: