• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA MERR PJESË NË PROMOVIMIN E DY BOTIMEVE TË REJA PËR MYDERRIZIN E SHQUAR H. SHERIF EF. AHMETI



Shpërndaje:

REISUL ULEMA MERR PJESË NË PROMOVIMIN E DY BOTIMEVE TË REJA PËR MYDERRIZIN E SHQUAR H. SHERIF EF. AHMETI

REISUL ULEMA MERR PJESË NË PROMOVIMIN E DY BOTIMEVE TË REJA PËR MYDERRIZIN E SHQUAR H. SHERIF EF. AHMETI
Më 23.04.2026 (e enjte), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, Myftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, si dhe Drejtori i Medresesë “Isa Beu” Dr. Islam Islami dhe drejtorë të sektorëve të Rijasetit, me ftesë të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, morrën pjesë në promovimin e dy botimeve të reja kushtuar myderrizit të shquar h. Sherif ef. Ahmeti, me autor Dr. Sadik Mehmeti.
Promovimi u mbajt në ambientet e Fakultetit të Studimeve Islame, duke mbledhur studiues, teologë dhe dashamirë të dijes islame, në një atmosferë akademike dhe përkujtimore.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Reisul Ulema theksoi rëndësinë e veprës dhe kontributit të Mulla Sherif Ahmetit në fushën e dijes islame, edukimit dhe formimit të brezave të rinj. Ai veçoi dimensionin e tij si alim dhe edukator i përkushtuar, duke nënvizuar se trashëgimia e tij shkencore dhe pedagogjike mbetet një burim i çmuar për studimet islame bashkëkohore.
Duke rikujtuar përvojën personale si nxënës i tij, Reisul Ulema e vlerësoi lart figurën e tij si model i dijes së thellë, etikës islame dhe përkushtimit ndaj misionit të arsimit fetar. Ai shtoi se botime të tilla kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë islame, duke forcuar lidhjen ndërmjet traditës dhe kërkimeve akademike moderne.
Kryetari i BIK- ut.Myftiu Mr. Naim Tërnava, nën patronazhin e tê cilit u mbjatë ky promivim shkencor në mënyrë të gjërë foli për qëllimin e botimit të dy veprave të Haxhi Sherif
Ahmetit dhe lart vlerësoi figurēn dhe veprat e tij si pjesë e fuqishme e mendimit islam dhe trashigimisë letrare shqiptare.
Z. Ramadan Shkodra, drejtor i drejtorisë botuese, theksoi se këto dy vepra nxjerrin në pah personalitetin e madhë të Haxhi Sherif ef. Ahmetit dhe se dëshmon se idetë e tij janë inspirim për kohën në të cilën jetojmë dhe veprojmë.
Poashtu fjalim vlerësues për veprën Ixhazetname kishte edhe prodekani i Fakultetit të shkencave islame Prof. Dr. Ziber Lata i cili duke folur për vlerën e kësaj vepre theksoi se Ixhazetnamet e asaj kohe ishin më shumë se sa diploma dhe se është shumë e nevojshme që të hulumtohen Ixhazetname të hoxhallarëve tjerë të vjetër dhe të botohen në një vepër të vetme.
Autiri i veprave Prof dr. Sadik Mehmeti falënderoi BIK-un për botimin e veprave të H. Sherif Ahmetit dhe shprwhu fslenderim tē vecantë për prezencën e të pranishmive.
Ky promovim shënon një hap të rëndësishëm në afirmimin e figurave të ndritura të dijes islame dhe në pasurimin e literaturës sonë teologjike e historike.
Shpërndaje: