SAMITI I X-TË I LIDERËVE FETARË TË BALLKANIT
SAMITI I X-TË I LIDERËVE FETARË TË BALLKANIT
Shkupi – qendër e dialogut dhe bashkëjetesës
Shkupi u shndërrua për disa ditë në një qendër të rëndësishme të dialogut ndërfetar dhe bashkëpunimit rajonal, duke mirëpritur Samitin e 10-të të Liderëve Fetarë të Ballkanit, një ngjarje që mblodhi përfaqësuesit më të lartë të bashkësive islame nga 14 vende të rajonit. Nikoqir i këtij samiti ishte Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shaqir efendi Fetai, ndërsa organizimi u realizua në bashkëpunim me Diyanetin e Republikës së Turkiyes.
Atmosfera e samitit nisi që një ditë më herët me një pritje zyrtare të organizuar nga Reis-ul-Ulema Fetai për liderët fetarë të rajonit. Pritja u karakterizua nga një klimë vëllazërore dhe institucionale, ku u theksua përkushtimi i përbashkët për forcimin e dialogut ndërfetar, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe promovimin e paqes e mirëkuptimit mes popujve të Ballkanit. Në një rajon që historikisht ka njohur sfida dhe tensione, por edhe shembuj të jashtëzakonshëm të bashkëjetesës, një takim i tillë mori dimension të veçantë simbolik dhe strategjik.
Në kuadër të programit të samitit, delegacionet e liderëve fetarë u pritën edhe nga institucionet më të larta të shtetit. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, i cili organizoi një pritje zyrtare për përfaqësuesit e bashkësive fetare islame të udhëhequr nga Reis-ul-Ulema Fetai.
Po ashtu, një pritje e veçantë u organizua edhe nga Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, z. Bekim Sali, si dhe nga Drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, znj. Olivera Trajkovska.
Këto takime dëshmuan për rëndësinë që institucionet shtetërore i kushtojnë dialogut ndërfetar dhe rolit që komunitetet fetare luajnë në ndërtimin e stabilitetit dhe kohezionit shoqëror.
Një moment i veçantë në kuadër të aktiviteteve shoqëruese ishte edhe vizita e delegacionit të udhëhequr nga Reis-ul-Ulema Fetai dhe nga kryetari i Diyanetit të Turkiyesë, prof. dr. Safi Arpaguş, në qytetin e Tetovës.
Delegacioni vizitoi Xhaminë e Larme dhe Kompleksin e Arabatit, dy monumente të rëndësishme të trashëgimisë fetare dhe kulturore të rajonit. Në këto objekte historike, mysafirët u njohën nga afër me historinë, rolin dhe ndikimin e tyre në jetën shpirtërore dhe kulturore të komunitetit mysliman ndër shekuj.
Delegacioni gjithashtu vizitoi edhe Medresenë “Isa Beu”, paralelen e vajzave, ku u prit nga koordinatori i saj, Dr. Beqir ef. Memedi dhe stafi arsimor. Gjatë kësaj vizite u prezantua puna dhe aktivitetet e Myftinisë së Tetovës nga Myftiu Dr. Selver ef. Xhemaili, i cili shprehu mirënjohje për vizitën e delegacionit dhe për vëmendjen që i kushtohet institucioneve arsimore dhe fetare.
Dita qendrore e samitit u mbajt më 31 mars 2026 në Shkup, ku liderët fetarë të rajonit u mblodhën për të diskutuar temën: “Roli dhe ndikimi i bashkësive fetare në forcimin e kulturës së bashkëjetesës në vendet e Ballkanit”.
Në fjalën e tij të mirëseardhjes, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai theksoi se ky samit përfaqëson një moment të rëndësishëm reflektimi dhe përgjegjësie për komunitetet fetare në rajon. Ai nënvizoi se Ballkani është një hapësirë ku ndër shekuj janë ndërthurur kultura, identitete dhe besime të ndryshme, dhe se në një kontekst të tillë roli i bashkësive fetare është vendimtar për ruajtjen e paqes dhe ndërtimin e mirëkuptimit mes njerëzve.
Sipas tij, zgjedhja e Shkupit si vend i organizimit të këtij samiti mbart një simbolikë të thellë historike dhe kulturore, pasi qyteti përfaqëson një pikë takimi të civilizimeve dhe një shembull të gjallë të bashkëjetesës ndërfetare. Në një botë të trazuar nga konflikte dhe tensione, nga Ukraina deri në Lindjen e Mesme, ai theksoi se udhëheqësit fetarë kanë një përgjegjësi të veçantë për të promovuar paqen, për të mbrojtur dinjitetin e njeriut dhe për të forcuar kulturën e respektit të ndërsjellë.
Në fjalën e saj në hapjen e samitit, drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, znj. Olivera Trajkovska, vlerësoi rolin e bashkësive fetare në ndërtimin e besimit dhe solidaritetit në shoqëritë moderne. Ajo theksoi se Ballkani ka qenë gjithmonë një hapësirë diversiteti fetar, kulturor dhe etnik, dhe se pikërisht këto dallime kanë krijuar themelet e bashkëjetesës dhe stabilitetit. Sipas saj, në kohë sfidash globale dhe pasigurish, liderët fetarë duhet të jenë ura dialogu dhe zëra të arsyes që promovojnë paqen dhe mirëkuptimin.
Edhe kryetari i Kuvendit, z. Afrim Gashi, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e ruajtjes së traditës së këtij samiti dhe rolin që bashkësitë fetare kanë në kultivimin e dialogut dhe tolerancës. Ai rikujtoi se rajoni i Ballkanit, pavarësisht historisë së ndërlikuar, ka edhe një trashëgimi të pasur bashkëjetese, duke përmendur edhe reflektimin e historianit Mark Mazower se Ballkani nuk duhet parë vetëm përmes konflikteve, por edhe si një hapësirë ku bashkëjetesa dhe ndërveprimi kulturor kanë qenë pjesë e jetës së përditshme historike.
Ndërsa zv. Kryeministri i Parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, z. Bekim Sali e vlerësoi faktin se ky takim po mbahet në Shkup. Kësaj ngjarje i jep peshë të veçantë fakti që ajo po mbahet në Shkup – në një qytet ku diversiteti fetar, etnik dhe kulturor ka qenë dhe mbetet një nga vlerat themelore. Nëse do të duhej ta prezantonim Ballkanin në miniaturë, besoj se dy qytete do të ishin në garë për ta përfaqësuar në mënyrën më besnike këtë realitet: Shkupi, ku jemi sot, dhe Sarajeva. Prandaj, si shkupjan dhe si përfaqësues i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, më lejoni t’ju uroj mirëseardhje në njërin nga kryeqytetet e Ballkanit.
Në fjalën e tij kryesore, Prof. Dr. Safi Arpaguş përcolli përshëndetjet e Presidentit të Turkiyesë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe theksoi parimet themelore të Islamit si drejtësia, mëshira dhe dinjiteti njerëzor.
Ai nënvizoi se gjatë historisë, myslimanët të udhëhequr nga mësimet islame kanë mbrojtur të drejtën e të gjithë njerëzve për të jetuar jetë të lira, dinjitoze dhe njerëzore, duke themeluar institucione si shkolla, vakëfe dhe organizata bamirësie në shërbim të shoqërisë.
Arpaguş gjithashtu theksoi trashëgiminë e pasur islame të Ballkanit, duke përmendur monumente të rëndësishme si Medreseja Gazi Husrev-beg në Sarajevë, si dhe xhamitë dhe medresetë historike në Shkup dhe Prishtinë si shembuj të kësaj trashëgimie të qëndrueshme.
Në këtë frymë, samiti i dhjetë i liderëve fetarë të Ballkanit u shndërrua në një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe vizioneve për të ardhmen. Diskutimet dhe takimet e zhvilluara gjatë këtij samiti synuan të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve fetare dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një Ballkani më të qetë, më tolerant dhe më të bashkuar në diversitet.
Në përfundim, mesazhi që doli nga Shkupi ishte i qartë: në një kohë kur bota përballet me ndarje dhe konflikte, bashkësitë fetare kanë një rol të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e jetës, dinjitetit dhe paqes. Përmes dialogut, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të sinqertë, ato mund të jenë ura që lidhin popujt dhe kulturat e rajonit, duke dëshmuar se bashkëjetesa nuk është vetëm një ideal, por një realitet që duhet kultivuar çdo ditë.
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura






16 Thoughts to 'SAMITI I X-TË I LIDERËVE FETARË TË BALLKANIT'
cenforce 50 sildenafil citrate
April 23, 2026 at 5:50 pmcenforce 50 sildenafil citrate
cenforce 50 sildenafil citrate
semaglutide effetti collaterali a lungo termine
May 15, 2026 at 4:24 amsemaglutide effetti collaterali a lungo termine
semaglutide effetti collaterali a lungo termine
topiramate 25mg tablets side effects
May 16, 2026 at 1:02 pmtopiramate 25mg tablets side effects
topiramate 25mg tablets side effects
propecia finasteride dosage
May 17, 2026 at 12:24 ampropecia finasteride dosage
propecia finasteride dosage
costo proscar 5 mg
May 18, 2026 at 10:57 pmcosto proscar 5 mg
costo proscar 5 mg
terbinafine complete guide
June 15, 2026 at 6:58 pmterbinafine complete guide
terbinafine complete guide
vardenafil 10 mg tablet overview
July 23, 2026 at 8:33 pmvardenafil 10 mg tablet overview
vardenafil 10 mg tablet overview
vardenafil food impact
July 25, 2026 at 8:26 pmvardenafil food impact
vardenafil food impact
avanafil price structure overview
July 25, 2026 at 10:15 pmavanafil price structure overview
avanafil price structure overview
online purchase safety
July 29, 2026 at 11:23 pmonline purchase safety
online purchase safety
amoxicillin overview for patients
August 3, 2026 at 12:27 pmamoxicillin overview for patients
amoxicillin overview for patients
amoxicillin and other drugs
August 4, 2026 at 10:09 pmamoxicillin and other drugs
amoxicillin and other drugs
pneumonia first‑line treatment
August 6, 2026 at 6:48 ampneumonia first‑line treatment
pneumonia first‑line treatment
Onset Science
September 23, 2026 at 7:00 amOnset Science
Onset Science
Viagra vs sildenafil potency comparison
September 30, 2026 at 7:19 amViagra vs sildenafil potency comparison
Viagra vs sildenafil potency comparison
Levitra vs Sildenafil Absorption Speed
October 2, 2026 at 12:36 amLevitra vs Sildenafil Absorption Speed
Levitra vs Sildenafil Absorption Speed
Comments are closed.