• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA NËNSHKROI KONTRATËN E ORGANIZIMIT TË HAXHIT 2026 ME MINISTRINË E HAXHIT TË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE NË XHEDA



Shpërndaje:

REISUL ULEMA NËNSHKROI KONTRATËN E ORGANIZIMIT TË HAXHIT 2026 ME MINISTRINË E HAXHIT TË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE NË XHEDA

REISUL ULEMA NËNSHKROI KONTRATËN E ORGANIZIMIT TË HAXHIT 2026 ME MINISTRINË E HAXHIT TË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE NË XHEDA

Më 07. nëntor 2025, në qytetin e Xhedës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, u mbajt ceremonia solemne e nënshkrimit të Kontratës për Organizimin e Haxhit 2026 ndërmjet:
Ministrisë së Haxhit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, të përfaqësuar nga Zëvendësministri, Ekselenca e tij Dr. Abdulfettah bin Sulejman El-Meshat, dhe
Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të përfaqësuar nga Kryetari i saj, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
Kontrata përmban të gjitha dispozitat, udhëzimet dhe parimet mbi të cilat do të zhvillohet organizimi i Haxhit për vitin 2026 në Mekke dhe Medinë.
Sipas vendimit të Ministrisë së Haxhit, të udhëhequr nga Ekselenca e tij Prof. Dr. Teufik bin Feuzan Er-Rebiah, Bashkësisë Fetare Islame për vitin 2026 i është caktuar kuota prej 2020 haxhinjsh.
Me këtë rast, Reisul Ulema deklaroi:
> “Sot kisha nderin të nënshkruaj kontratën e organizimit të Haxhit 2026 me Ekselencën e tij, Zëvendësministrin e Haxhit, Dr. Abdulfettah bin Sulejman El-Meshat. Takimi ynë ishte vëllazëror dhe mjaft i ngrohtë. Theksuam se, si çdo vit, edhe këtë vit do të angazhohemi me përgjegjësi të plotë për një organizim sa më të suksesshëm, në përputhje me të gjitha standardet dhe udhëzimet e Ministrisë së Haxhit.
Në këtë rast, dërgova përshëndetjet e mia të sinqerta për Ekselencën e tij, Mbreti Selman bin Abdul Aziz, si dhe për Trashëgimtarin e Fronit, Ekselencën e tij Muhammed bin Selman. Lusim Allahun e Plotfuqishëm t’i ruajë dhe t’i begatojë punët e tyre.”
Sipas protokollit zyrtar, Reisul Ulema do të marrë pjesë në darkën solemne të shtruar nga Ministri i Haxhit, Prof. Dr. Teufik bin Feuzan Er-Rebiah, me bashkëpunëtorët e tij.
Po ashtu, gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Reisul Ulema do të marrë pjesë edhe në Konferencën dhe Panairin Botëror të Haxhit 2026, i ciki fillon më 09.11.2025 dhe mbaron më 12.11.2025 ku do të prezantohen modelet dhe standardet bashkëkohore të organizimit të Haxhit.
Reisul Ulema shoqërohet nga: Sekretari i Përgjithshëm, h. Irsal ef. Jakupi dhe Shefi i Kabinetit, Prof. Dr. Abdulkerim ef. Iseni.

Shpërndaje: