Delegacioni i lartë BFI-së zhvilloi takim zyrtar në Dijanetin e Turqisë
Delegacioni i lartë BFI-së zhvilloi takim zyrtar në Dijanetin e Turqisë
Delegacionit i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut realizoi vizitë zyrtare në zyrat e Dijanetit të Republikës së Turqisë, ku u pritën nga nënkryetari Doç dr. Selim ef. Argun.
Delegacioni përbëhej nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Isal ef. Jakupi, Myftiu i Manastirit, Amit ef. Rasimi, Drejtori i Vakëfit, Mr. Fehmi ef. Ebibi dhe Drejtori i Agjencisë për Hallall Standard, Driton Dikena. Gjatë takimit, palët diskutuan mbi intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe forcimin e marrëdhënieve institucionale.
Në bisedime u theksua rëndësia e projekteve të përbashkëta, disa prej të cilave janë tashmë në fazën e implementimit, ndërsa të tjera pritet të fillojnë së shpejti. Bashkëpunimi në fusha të ndryshme, u cilësua si një hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe avancimin e institucioneve fetare.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të thelluar më tej këtë partneritet, duke u angazhuar për realizimin e projekteve me interes të përbashkët.
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





