KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV-së REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PJESË E CEREMONISË SOLEMNE “30 VJET UT – MISSIONI VAZHDON…”
KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV-së REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PJESË E CEREMONISË SOLEMNE “30 VJET UT – MISSIONI VAZHDON…”
Më 17 dhjetor (e martë), me ftesë të Rektorit të Universitetit të Tetovës – UT, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Muftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, mori pjesë në ceremoninë solemne kushtuar 30 vjetorit të themelimit të këtij tempulli të dijes.
Në këtë ngjarje madhështore, e cila përbën një moment historik për arsimin e lartë Shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, falenderoi Rektorin Zejneli për ftesën, duke theksuar se Universiteti i Tetovës – UT, është simbol i qëndresës, arsimit dhe përparimit. Ai ka shërbyer si shtyllë e rëndësishme për ruajtjen e vlerave tona kombëtare dhe fetare, duke kontribuar në formimin e një shoqërie më të arsimuar dhe më të zhvilluar.
Në këtë përvjetor jubilar, i cili është arritur përmes sakrificës, mundit dhe përkushtimit të të parëve tanë, në prezencë të figurave më të larta të sferës akademike, politike, fetare dhe shoqërore, me çmimin më lartë akademik Doktor Honoris Causa u dekorua doajeni i dijes dhe arsimit, atdhedashësi dhe altruisti i madh Prof. Dr. Nevzat Alili.
Ky jubile shënon jo vetëm një datë të rëndësishme historike, por edhe një reflektim të progresit të madh që ka arritur ky universitet në ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë shqiptar në rajon.
Ta kemi për jetë Universitetin e Tetovës – UT!
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





