• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV, REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI MORI PJESË NË SHËNIMIN E DITËS NACIONALE TË AUSTRISË



Shpërndaje:

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV, REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI MORI PJESË NË SHËNIMIN E DITËS NACIONALE TË AUSTRISË

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV, REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI MORI PJESË NË SHËNIMIN E DITËS NACIONALE TË AUSTRISË
Më 27 tetor (e hënë), me ftesë të Ambasadorit të Austrisë në Shkup, Sh.T. Martin Pammer, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Austrisë në Shkup, me rastin e shënimit të ditës Nacionale të Shtetit Austriak.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, shfrytëzoi rastin që gjatë kësaj pritjeje të falenderojë Ambasadorin Pammer për ftesën, duke vlerësuar lartë angazhimin e tij politik në zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve si dhe kontributin e tij të çmuar në forcimin e bashkëpunimit mes Ambsadës Austriake në Shkup dhe Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së.
Nga ana tjetër, Ambasadori Pammer vlerësoi lartë praninë e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në këtë event të lartë shtetërorë, duke theksuar se pjesëmarrja e tij përfaqëson një akt të lartë të respektit dhe të vlerave evropiane, që kontribuon në ndërtimin e tolerancës ndërfetare, unitetit mes njerëzve dhe promovimin e paqes në botë.
Gjatë ceremonisë, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, takoi krerët më të lartë shtetërorë, diplomatë nga vende të ndryshme të botës, personalitete nga sfera politike, akademike, ushtarake si dhe përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile.
Në fund, Reisul Ulema uroi Ambasadorin Sh.T. Martin Pammer dhe popullin Austriak me rastin e shënimit të kësaj dite kaq të rëndësishme, duke i dëshiruar zhvillim të mëtejmë, mirëqenie dhe paqe të qëndrueshme për popullin dhe shtetin mik të Austrisë.
Shpërndaje: