KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË, REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI MORI PJESË NË CEREMONINË E INAUGURIMIT TË LINJËS AJRORE OHËR STAMBOLL
KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË, REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI MORI PJESË NË CEREMONINË E INAUGURIMIT TË LINJËS AJRORE OHËR STAMBOLL
Më 27 Mars (e enjte), me ftesë të drejtorit gjeneral të kompanisë ajrore Turkish Airlines, Prof. Dr. Bilal Ekşi, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir Fetai, i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral, H. Irsal ef. Jakupi, Muftiu i Ohërit H. Samet ef. Ajdari dhe Muftiu i Resnjës, Cüneyt Yaşar, mori pjesë në ceremoninë solemne të inaugurimit të linjes ajrore Ohër – Stamboll të kompanisë ajrore Turkish Airlines.
Në këtë ceremoni, nga kompania në fjalë u shtrua iftarë, në të cilin morrën pjesë strukturat më të larta shtetërore duke filluar nga Kryeministri i shtetit, z. Hristijan Mickoski, Ministri i transportit, z. Aleksandar Nikollovski, Kryetari i Komunës së Ohërit, z. Kiril Pecakov, Ambasadori i Republikës së Türkiye-së, E.T. z. Fatih Ulusoy dhe shum figura tjera të rëndësishme të jetës publike.
Reisul Ulema përshëndeti këtë nismë të shumëpritir duke theksuar se përpos lidhshmërisë fetaro-shpirtërore që ka mes Ohërit dhe Stambollit, tanimë kjo lidhshmëri po konkretizohet edhe në dimensionin fizik falë angazhimit të palodhshëm të kompanisë ajrore më të fuqishme ndërkombëtare, Turkish Airlines dhe drejtorit të saj, z. Bilal Ekşi.
Në fund, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u nderua me bërjen e duasë së Iftarit.
Zyra për informim pranë BFI të RMV – së!
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





