• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI NË KABINETIN E TIJ DREJTORIN GJENERAL TË FONDACIONIT MAARIF



Shpërndaje:

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI NË KABINETIN E TIJ DREJTORIN GJENERAL TË FONDACIONIT MAARIF

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI NË KABINETIN E TIJ DREJTORIN GJENERAL TË FONDACIONIT MAARIF
Më 22 tetor (e martë), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti në kabinetin e tij në takim kurtuazie drejtorin gjeneral të Fondacionit Maarif, z. Osman Demirgül.
Reisul Ulema fillimisht e falenderoi drejtorin z. Demirgül për vizitën, duke i dëshiruar mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij të ri në vendin tonë.
Reisul Ulema H. Hfz. Saqir ef. Fetai, e njoftoi drejtorin e Fondacionit Maarif në lidhje me angazhimin dhe përkushtimin e Bashkësisë Fetare Islame në zhvillimin e jetës fetare në përgjithësi e në sferën e edukimit dhe arsimimit fetar në veçanti.
Në fjalën e tij Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai vlerësoi lartë mbështetjen e Republikës së Türkiyes dhënë nxënësve të Medresesë Isa Beu në vazhdimin e studimeve të larta në Universitetet e ndryshme të Republikës së Türkiyes. Mes tjerash, Reisul Ulema vuri në spikamë edhe rolin konstruktiv të Maarif International Schools në vendin tonë, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe zhvillimit të projekteve edukative që do të kontribuojnë në ngritjen e standardeve të arsimit mes dy institucioneve.
Nga ana tjetër, drejtori Demirgül e falenderoi Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetain për mikpritjen dhe vlerësoi lartë përkushtimin e Bashkësisë Fetare Islame për përmirësimin e edukimit, kulturës dhe arsimit fetar Islam në vend dhe më gjerë.
Në fund, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, drejtorit Demirgül i dhuroi një libër.
Shpërndaje: