REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI NË KABINETIN E TIJ DELEGACIONIN E DIYANETIT TË REPUBLIKËS SË TÜRKİYE-së
REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI NË KABINETIN E TIJ DELEGACIONIN E DIYANETIT TË REPUBLIKËS SË TÜRKİYE-së
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Dr. Abdulkerim Iseni, Fejzulla Sadiki si dhe Nizam Reshid, priti në kabinetin e tij një delegacion të lartë të Diyanetit të Republikës së Türkye-së, të udhëhequr nga zv/drejtori i fondacionit të Diyanetit, z. Fatih Kayacan si dhe drejtori i përgjithshëm i drejtorisë për çështje fetare dhe arsimore, Dr. Şaban Kondi, të shoqëruar nga atashehu për çështje fetare pranë ambasadës së republikës së Türkiye-së, z. Mustaf Bodur.
Reisul Ulema, duke i dëshiruar mirëseardhje në vendin tonë, fillimisht falenderoi mysafirët e nderuar për respektin e treguar ndaj institucionit më të lartë fetar në vend, duke ua uruar muajin e bekuar të Ramazanit me lutje drejtuar Allahut që të na i pranojë të gjitha duatë, adhurimet dhe punët e mira.
Në këtë takim, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e njoftoi delegacionin e Diyanetit për aktivitet në sferën fetare, edukativo-arsimore, humanitare, të bamirësisë, si dhe në veçanti e njoftoi për aktivitetet e bujshme të cilat i realizon Bashkësia Fetare Islame e RMV – së gjatë këtij muaji të Bekuar të Ramazanit.
Gjatë bisedës, të dyja palët diskutuan për përpjekjet e përbashkëta në zhvillimin e jetës fetare si dhe në forcimin e lidhjeve mes dy institucioneve, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit në mes të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së dhe Diyanetit të Republikës së Türkiye-së.
Reisul Ulema shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Diyanetit në krye me kryetarin e saj, Prof. Dr. Ali Erbaş drejt të cilit përcolli mirënjohje dhe nderime të sinqerta.
Nga ana tjetër, Dr. Şaban Kondi, pasi falenderoi Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetain për pritjen e ngrohtë dhe respektin e shfaqur, riafirmoi përkushtimin e Diyanetit për të vazhduar mbështetjen e projekteve që fuqizojnë jetën fetare, ngirtin nivelin edukativo – arsimor si dhe promovojnë vlerat e larta fetare Islame.
Në fund të takimit, Reisul Ulema në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, udhëheqësin e delegacionit e nderoi me një plaketë si dhe ansajelltas, delegacioni i Diyanetit në emër të Kryetarit, Prof. Dr. Ali Erbaş Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetait i dhuroi një dhuratë shum të çmuar .
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





