REISUL ULEMA ME FTESË TË LIGËS ISLAME BOTËRORE MER PJESË NË KONFERENCËN NDERKOMBËTARE NË MEKË TË ARABISË SAUDITE
REISUL ULEMA ME FTESË TË LIGËS ISLAME BOTËRORE MER PJESË NË KONFERENCËN NDERKOMBËTARE NË MEKË TË ARABISË SAUDITE
Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga H. Ismet ef. Ademi me ftesë të Ligës islame botërore mer pjesë në Konferencën ndërkombëtare që mbahet në Mekë e cila po zhvillohet në ditën e dytë.
Në këtë konferencë marrin pjesë një numër i madhë i delegacioneve nga shumë vende që organizohet nën udhëheqjen e Sekretarit gjeneral të Ligës botërore islame Eks. e tij Prof Dr. Muhamed Abdulkerim El Isa dhe nën patronazhin e Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta, Mbretit Selman bin Abdulaziz al Saud. Kjo Konferencë është e dyta me radhë në Mekë, me temën boshte “Ndërtimi i urave ndërmjet medhhebeve dhe sekteve”.
Qëllimi kryesor i kësaj konference është gjetja e urave të unitetit të botës islame në sfera të ndryshme si ajo fetare, shkencore, sociale, ekonomike, me qëllim të shpjegimit të Islamit nga të gjitha aspektet për të qenë në ngritjen e vetëdijes së myslimanëve dhe zhvillimit të tyre si pjesë integrale e zhvillimeve pozitive në botë.
Në hapjen e Konferencës fjalë e rastit dhe kryesore pati eks. e tij dr. Muhamed Abdulkerim el Isa, i cili në mes tjerash theksoi se:
” Të gjithë jemi të vetëdijshëm se rrugët negative të debateve sektare nuk e kufizuan tragjedinë vetëm tek autorët e tyre, por më tepër shkëndijat e tyre u shtrinë dhe dëmtuan Islamin dhe myslimanët në incidente të dhimbshme, të cilat historia i regjistroi në faqet e saj të errëta, andaj duhet prezentim i mirë i vlerave të islamit pêr të qenë bartës të vëtetë të Islamit”.
BFI © 2023 - Të gjitha të drejtat e mbrojtura





