• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

U MBAJT KONFERENCA DHE PANAIRI I HAXHIT 2026 – EDICIONI I PESTË



Shpërndaje:

U MBAJT KONFERENCA DHE PANAIRI I HAXHIT 2026 – EDICIONI I PESTË

U MBAJT KONFERENCA DHE PANAIRI I HAXHIT 2026 – EDICIONI I PESTË
Më 09 nëntor 2025, në qytetin e Xhedas në Mbretërinë e Arabisë Saudite, u mbajt Konferenca dhe Panairi i Haxhit 2026, në edicionin e pestë të saj. Në këtë aktivitet, sipas protokollit zyrtar, mori pjesë edhe Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
Fjalën përshëndetëse në emër të Kujdestarit të Dy Haremeve e mbajti zëvendës Emiri i Mekës, Shkëlqesia e Tij Saud bin Mishal bin Abdulaziz Al Saud. Po ashtu, fjalë përshëndetëse mbajti këshilltari i Mbretit, Shkëlqesia e Tij Fejsal bin Selman bin Abdulaziz.
Për arritjet e Haxhit të vitit të kaluar, si dhe për vizionin, projektet dhe inovacionet që do të zbatohen në organizimin e Haxhit 2026 dhe në të ardhmen, foli Shkëlqesia e Tij Ministri i Haxhit dhe Umres, Dr. Tevfik bin Fevzan er-Rabia, i cili gjithashtu shpalli të hapur punimet e këtij edicioni.
Në këtë tubim madhështor u prezantuan strategjitë, metodat, teknologjitë dhe planet organizative për mbarëvajtjen sa më cilësore të Haxhit 2026, me synim përmirësimin e shërbimeve dhe lehtësimin e procedurave për besimtarët haxhilerë nga e gjithë bota.
Shpërndaje: