• Çairska nr.52, Shkup 1000
  • Hën - Pre 8:00 - 16:00
Na ndiqni:
SHQ | MKD | ENG
  • Info:
  • Tel: + 389 2 3117 410
  • + 389 2 3117 410

REISUL ULEMA MORI PJESË NË AKADEMINË PËRKUJTIMORE PËR HOXHË JAKUP EF. ASIPIN



Shpërndaje:

REISUL ULEMA MORI PJESË NË AKADEMINË PËRKUJTIMORE PËR HOXHË JAKUP EF. ASIPIN

REISUL ULEMA MORI PJESË NË AKADEMINË PËRKUJTIMORE PËR HOXHË JAKUP EF. ASIPIN
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore të organizuar me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Hoxhë Jakup Asipit, nga Fondacioni për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS dhe Shoqata Edukative Vllaznia. Në këtë akademi mori pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfti Naim ef. Tërnava, si dhe një numër i madh personalitetesh fetare, intelektuale dhe publike nga vendi, rajoni dhe më gjerë, së bashku me shumë besimtarë.
Në hapje të akademisë, fjalë hyrëse në emër të organizatorëve mbajtën z. Rufat Sherifi dhe z. Milazim Mustafa.
Ndërsa në fjalimin e tij, Reisul Ulema vlerësoi lart kontributin e Hoxhë Jakup Asipit, duke theksuar se “të flasësh sot për Hoxhë Jakup Asipin do të thotë të flasësh për një epokë të mendimit fetar ndër shqiptarë, për një model hoxhe, myftiu dhe dijetari që nuk i shërbeu vetëm kohës së vet, por la gjurmë orientuese për brezat që erdhën pas. Ai theksoi se Hoxhë Jakup Asipi nuk përkujtohet për të qëndruar në të kaluarën, por për të ecur përpara me mësimet që ai la. Sipas tij, nëse ruhet serioziteti, dituria, maturia dhe guximi moral e intelektual i tij, atëherë ai do të vazhdojë të jetojë jo vetëm në kujtesën tonë, por edhe në veprimet tona të përditshme.”
Nga ana e tij, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, vlerësoi lart kontributin fetar, arsimor dhe kombëtar të Hoxhë Jakup Asipit, duke theksuar rolin e tij në ruajtjen dhe forcimin e identitetit fetar dhe kombëtar të shqiptarëve.
Programi u pasurua me kumtesa tematike nga referues të ardhur nga vende të ndryshme, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Shqipërinë dhe Turqinë, të cilët trajtuan dimensione të ndryshme të trashëgimisë fetare, morale dhe shoqërore të Hoxhë Jakup Asipit.
Allahu e mëshiroftë Hoxhë Jakup ef. Asipin, ia pranoftë veprat e mira dhe e bëftë dijen, fjalën dhe ndikimin e tij sadaka të rrjedhëshme, për brezat që do të vijnë pas nesh. Amin.
Shpërndaje: